• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i ministres Gjonaj: Para drejtësisë të gjithë ata që kanë dhënë e përfituar tituj pronësie

Lajme, Të fundit



Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka dalë në një konferencë për shtyp para mediave ditën e sotme. Ajo ka folur për sekuestrimin e pronave në bregdetin shqiptar dhe abuzimet me pronat në të.

Gjonaj theksoi se kemi të bëjmë me një situatë të jashtëzakonshme abuzimesh në bregdet me procesin e ndarjes dhe regjistrimin e tokës në fshat me pajisjen e aktit të marrjes së tokës në pronësi.

U dhanë toka bujqësore, zona e rërës së plazheve, kënetat, ligatinat dhe moçalet e ultësirës, duke kthyer tokat e pafrytshme në toka bujqësore, është abuzuar me prona që kanë qenë poligone ushtarake apo edhe monumente kulture. Do mbahen kështu deri në verifikimin e titujve të lëshuar, ky vendim nuk ka si qëllim të bllokojë pronarët e ligjshëm, por vetëm grabitësit e tokës dhe abuzuesit e ligjit, rëra dhe plazhet e kthyer si tokë bujqësore nuk mund të legjitimohen. Duke lejuar regjistrimin do të bëheshim bashkëpunëtorë të një krimi para syve të të gjithëve dhe do i lejonim vazhdim zinxhirit kriminal. Skemat kriminale të zbuluara në Lezhë dhe Kavajë janë shembulli më i qartë i modelit të ndjekur nga abuzuesit dhe diktojnë urgjencën për të vepruar. Pezullimi është vetëm një masë e përkohshme që do tu lejojë institucioneve të verifikojnë titujt e lëshuar gjatë bregdetit dhe të ndajë njëherë e mirë pronarët e ligjshëm nga hajdutët e pronave. Do çojmë para drejtësisë të gjithë ata që kanë dhënë dhe përfituar tituj të pronësisë në mënyrë të paligjshme” – tha ajo.

 



5 Comments

  1. sot po flet sejcili per interesat e tije po per ishpronare kur do vendoset ligj qe menjeher tu kthehet pronat,ashtu sic shteti kerkon me cdo kusht te marre pronat e saj edhe ishpronareve ju takon prona e grabitur nga ky shtet banditesh

    1. Kjo ministrja vallaj ka bere reforma ne sistemin e pronave. Mjafton te shikojm hipoteken ku ishte me para dhe ku esjte tani.

  2. duhet ndruar kushtetuta zogu, jo me fjalime se ty ste pjerth njeri.ske fuqi ti te rregullosh , ate kasapane 27 vjecare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *