• |
ide | kryesore

Këta janë dy diplomatët rusë që u dëbuan. Kanë afat një javë për t’u larguar nga Shqipëria

Lajme, Të fundit



Aleksey Balashov dhe Vladislav Fhilipov, dy diplomatët rus për të cilët Ministria e Jashtme mori vendimi për t’i dëbuar nga Shqiperia, duhet të lënë vendin tonë brenda një jave. I njëjti afat i është dhënë të 137 diplomatëve për të cilët është vendosur e njëjta masë nga 23 vende aleate dhe partnere të NATO-s.

Vendimi i së hënës që iu komunikua ambasadorit rus në Tiranë përmes një note verbale nga Ministria e Jashtme, nuk duket të ketë ndikuar në aktivitetin normal të ambasadës.

Edhe pse të vendosur në siklet nga prania se kamerës së televizionit Klan, një numër i madh punonjësish kryesisht shtetas rus, përfshirë dhe ambasadori, i janë drejtuar ambasadës në orarin zyrtar të punës.

Televizioni Klan kontatoi me stafin e ambasadës për të marrë një reagim nga ambasadori lidhur me vendimin e dëbimit të Sekretarit të Parë të Ambasadës si dhe atasheun ushtarak, por përgjigjia ishte mohuese: “As ambasadori dhe asnjë nga punonjësit e tjerë të ambasadës nuk kanë asnjë koment”.

Vendimi për dëbimin e dy diplomatëve si persona të padëshirueshëm, i argumentuar zyrtarisht se veprimtaria e tyre nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik, u mor në koordinim me partnerët e NATO-s, si reagim për helmimin e ish-agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *