• |
ide | kryesore

Kim hedh poshtë akuzat për photoshop: Qesharake

Paparazzi, Slider



Të gjithë e dimë që Kim Kardashian është një fashonista e cila nuk lë rast pa e treguar këtë, ngado. Mirëpo, kur ajo postoi një foto në profilin e saj në Instagram këtë fundjavë, fansat kuptuan se diçka nuk shkonte me të. Makina në sfondin e fotos dukej e çrregullt dhe akuzuan Kim-in se ajo ka përdorur Photoshop për të rregulluar foton.

Madje, disa prejt tyre nxorën dhe një foto që, sipas tyre, ishte ajo origjinalja, për të provuar se fotoja që Kim kishte postuar ishte e rregulluar. Nuk vonoi shumë dhe lajmi mori dhenë.

Por, Kim arriti t’i shuante të gjitha fjalët se foto e saj ishte e rregulluar duke i quajtur të gjitha fjalët si qesharake. Ajo postoi një foto tjetër e cila tregonte të njëjtin imazh por me efekt të pasqyrimit, duke shpjeguar se i vetmi efekt që i ka ndodhur fotos është ai i pasqyrimit.

“Kjo është shumë qesharake për mua. Kush do të photoshop-onte një makinë që të dukej ashtu?! LOL” – komentoi Kim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *