• |
ide | kryesore

A do të jetë pjesë e “Victoria Secret” Alesia Noka?

Paparazzi, Slider



Sfilata më e famshme e vitit, ajo e markës së famshme të të brenshmeve Victoria’s Secret padyshim është ëndrra e çdo modeleje në botë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe modelja shqiptare Alesia Noka, e cila në emisionin “Kush vjen për drekë”, rrëfeu për herë të parë ambicien e saj për të qenë pjesë e markës me famë ndërkombëtare.

E pyetur nëse ajo ka diçka konkrete në planet e saj, Noka u shpreh: “Për momentin jo, nuk po bëj asgjë për të qenë pjesë e Victoria’s Secret, sepse dua të mbaroj punë fillimisht këtu ku jam. Por pasi të mbaroj këtu, do të filloj përgatitjet për audicionin.”Noka momentalisht është një ndër modelet shqiptare më të paguara, pasi prej disa kohësh, ajo është përzgjedhur si imazh i një marke turke, e famshme në të gjithë botën për fustanet e mbrëmjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *