• |
ide | kryesore

Familja apo karrigia, Monika Kryemadhi tregon çfarë zgjedh Edi Rama të parën

Lajme, Të fundit


Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi iu rikthye akuzave të forta kundër Edi Ramës në parlament, duke përmendur edhe familjarët e tij.

“Edhe pse nuk ka vënë kufje nuk ka veshë për të dëgjuar, por ai duhet të vendos syze që të shikojë vetëm ato që shikon në Facebook, por të shikoj dhe mjerimin.

Të gjithë e dinë se Rama, nuk ka kursyer askënd nga njerëzit e tij më të afërt, bashkëpunëtorë, e dinë që nuk ka kursyer as familjarët e tij kur ka qenë fjala për të ruajtur karrigen.

Ku e ke ish ministrin që kanabizoi vendin, paratë e të cilit të sollën në pushtet. Në këtë sallë në krah ka njerëz milionerë, por që nuk justifikojnë dot as makinat me të cilat lëvizin. Ke njerëz që bëjnë jetë luksoze dhe i sheh në shoqërinë e banditëve dhe kriminelëve por hesht, se i shërbejnë” u shpreh Monika Kryemadhi në parlament.

Pak ditë më parë, kryetarja e LSI-së iu drejtua Ramës me një ftesë për t’u ulur dhe për të diskutuar në lidhje me situatën ekonomike të vendit, ndërsa PS iu përgjigj duke blerë me shumicë këshilltarët bashkiakë në të gjithë vendin.


1 Comment

  1. Ti me mendjen tende mire e ke se ju edhe partine e keni fmiljare. Prit sa te rriten edhe pak kelyshet e tu dhe bei kryetar te partise familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *