• |
ide | kryesore

‘Hakmarrja ruse’ nis nga SHBA, gati dëbimi i diplomatëve amerikanë nga Rusia

Lajme, Të fundit



Ambasadori i SHBA Jon Gunman është thirrur në Ministrinë e Jashtme ruse për t’u njohur me një raport i cili parashtron një sërë masash që Rusia do të marrë si shenjë hakmarrje pasi shumë vende evropiane, përfshirë edhe SHBA, dëbuan nga vendet e tyre diplomatët rusë.

Në dalje të ministrisë, Gunman refuzoi pyetjet e gazetarëve.

Që prej masës drastike që mori SHBA ndaj Rusisë, duke dëbuar 60 zyrtarë të ambasadës ruse, kryediplomati rus, Sergei Lavrov, njoftoi se vendi i tij do të marrë masa reciproke. 60 diplomatë amerikanë do të dëbohen.

Moska  do të mbyllë edhe Konsullatën e Përgjithshme të SHBA në Shën Petersburg, njoftoi ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Masat do të jenë reciproke … Ato përfshijnë dëbimin e një numri të barabartë të diplomatëve si dhe SHBA dhe gjithashtu masat përfshijnë vendimin tonë për të tërhequr marrëveshjen për të lejuar konsullatën e përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të veprojë në Shën Petersburg,” u shpreh Lavrov në konferencë.

Diplomati vijoi të thoshte se Rusia jo vetëm që do të japë një përgjigje të ngjashme me ato të Perëndimit, pas helmimit të Skripal, por madje “më shumë se kaq”.

Siç shpjegoi ai, kundërmasat e Rusisë do të ndikojnë në të gjitha vendet që kanë marrë një vendim për të dëbuar diplomatë, këtu përfshihet edhe Shqipëria, e cila dëboi dy zyrtarë rusë.

Dëbimi masiv i diplomatëve rusë nga SHBA dhe një pjesë e vendeve të NATO-s dhe BE-së nisi si shenjë solidarizimi me Mbretërinë e Bashkuar, e cila ishte e para që dëboi 23 diplomatë, pasi bën direkt përgjegjëse Moskën për helmimin me gaz nervor ushtarak të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, në Anglinë jugore. Skripal ishte shtetas britanik.

Rusia ka mohuar kategorikisht akuzat, ndërsa ka sfiduar autoritetet britanike të gjejnë prova reale se ajo qëndron pas helmimit të Skripal. Autoritetet britanike kanë pohuar se kanë prova që implikojnë Kremlinin, por janë të dhënat nga shërbimet sekrete që e provojnë këtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *