• |
ide | kryesore

Shkoi në Afrikë të ndalojë njohjet për Kosovën, Ivica Daçiç përfundon në spital

Lajme



Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, raportohet të jetë helmuar nga konsumimi i mishit të dhisë në një restorant në vendin afrikan, Burkina Faso.

Media serbe, “Kurir”, u shpreh se Daçiç ka shfaqur probleme me shëndetin dhe ka përfunduar në spital.

“Ai shpesh udhëton në vendet afrikane sepse është pjesë e një strategjie për të “zvogëluar” numrin e vendeve që e kanë njohur Kosovën”, shkruan ‘Kurir’.

Problemin me shëndetin e ka pranuar edhe vetë ministri serb përmes një stautsi në Facebook.

“Isha i lodhur. Natyrisht unë hëngra diçka që trupi im nuk ishte i mësuar. Unë nuk e di se çfarë, ndoshta ushqim apo kush e di. Klima e Afrikës është e ndryshme. Nuk e di nëse kjo është për shkak të ndryshimeve klimatike ose të disa erëzave të forta. Është e vërtetë që unë kam qenë i rraskapitur për disa orë, por kur mora infuzionin, u bëra më mirë”, – shkroi Daçiç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *