• |
ide | kryesore

Revolta në Rrugën e Kombit, Kryemadhi: Ky është fillimi i fundit të Ramës

Lajme, Të fundit



Për protestën e sotme në Rrugën e Kombit ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo thotë se revolta e sotme në Kukës ishte shenjë e fillimit të fundit për Edi Ramën.

“Ata që kanë humbur besimin te drejtimi i qeverisë, tek ekonomia që po shkatërrohet sepse Edi Rama do të kënaqë orekset e oligarkëve, sot janë shumica dhe me të fortë se kurrë. Revolta e tyre në Kukës është shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen, që po rrënon çdo ditë familjet shqiptare dhe që ndoshta sot mund të kuptojë që revolta ka qenë dhe mbetet fundi i çdo regjimi që sundon me dorën e krimit dhe korrupsionit”, thotë Kryemadhi.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *