• |
ide | kryesore

Zjarr dhe dhunë në Rrugën e Kombit, Rama u tregon ‘dajakun’ protestuesve: Do marrin përgjigjen e merituar

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës që degjeneroi në dhunë në “Rrugën e Kombit” kundër taksës së vendosur. Rama e quan dhunë barbare mbi pronën e përbashkët dhe paralajmëron se dhunuesit do marrin përgjigjen e duhur.

“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit ndaj kujtdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!”, – deklaron Rama.

Qindra qytetarë nga Kukësi, biznese por edhe kosovarë kanë nisur sot një protestë kundër taksës së rrugës por protesta ka degjeneruar në dhunë. Sipas protestuesve ata janë provokuar nga policia dhe më pas kanë dëmtuar me gurë, sende të forta dhe i kanë vënë zjarrin sporteleve të pagesës.



14 Comments

  1. Ky hajduterine e quan Ligj.

    “sia dalin dot mbi Ligjin”
    Cilin ligj???? Dhurimin e nje Rruge Privatit e quan Ligj??

    Ore ky ta heq trurin.

  2. Shume perpjete e more z.edvin po kujdes se ka dhe tatepjete.mos kerceno me arrestime se me keq do ti hedhesh benzine zjarrit.ti shkeput varesine qe ke nga kokaina,hajde me kembe ne toke dhe do kuptosh qe ky popull nuk mban më.

  3. Për çfar ligji e ka fjalën ky narkos?!
    Ky, tipat si Sajmir Tahiri dhe kriminelët tjerë nuk i burgos, i burgos dhe dhunon qytetarët e thjeshtë; aty ky don ta tregoj “ligjin” e vet .
    Taksa është e lartë definitivisht. Po të ishtë 5 euro vajtje-ardhje do të ishte e përballueshme.
    Taksa duhet ndarë mes koncesionarit dhe qeveritarëve hajdut; kjo është arsyeja e vërtet e çmimit të lartë.

  4. Për çfar ligji e ka fjalën ky narkos?!
    Ky, tipat si Sajmir Tahiri dhe kriminelët tjerë nuk i burgos, i burgos dhe dhunon qytetarët e thjeshtë; aty ky don ta tregoj “ligjin” e vet .
    Taksa është e lartë definitivisht. Po të ishtë 5 euro vajtje-ardhje do të ishte e përballueshme.
    Taksa duhet ndarë mes koncesionarit dhe qeveritarëve hajdut; kjo është arsyeja e vërtetë e çmimit të lartë.

  5. Ky bastardi qe drejton partin socialiste vetem socialist nuk eshte, po sillet me popullin si feudal as si kapitalis jo me socialist. Duhet shporrur nje ore e me pare ky me gjithe shpuren e tije te hajdutve, se po namere shpirtin me taksa qe rriten cdo dite. Bravo popullit te Kukesit, me ta duhet te bashkohen gjithe Shqiptaret pa dallim feje,krahine dhe Ideje. Ta rrezojme kete hale nga pushteti.

  6. me ne fund edhe delet shqiptare po ngrejne kryt. Mbasi i bani shqiptaret te paguajne per te katerten here sepse ne dy vjedhjet e para nuk ka pase akses, me ligjin e hajdutit vendosi qe ta vjedhe prape. Dhe mandej flet edhe per force ligji. Ligji qe perte ngarkuarin e tij qe merrej me drogen dhe me krimin e organizuar nuk funksionon, ligji qe per Tao Tao ballen nuk funksionon , ligji qe per Tiranes. Mos u terhiqni burra, ky eshte vetem fillimi, fundi do jete i Edi Rames dhe i Ballrave, Hysenrave, menajve Spiropaleve etj te cilet ju kane frike por bejne si trima duke folur per forcen e ligjit. Zhdukini keta hora nga Shqiperia dhe jepini me vehte edhe <Lul Bashen e neveritshem… Te tjeret qe do vine me se paku do kene frike tju vjedhin ne menyre kaq te shemtuar

  7. me ne fund edhe delet shqiptare po ngrejne kryt. Mbasi i bani shqiptaret te paguajne per te katerten here sepse ne dy vjedhjet e para nuk ka pase akses, me ligjin e hajdutit vendosi qe ta vjedhe prape. Dhe mandej flet edhe per force ligji. Ligji qe perte ngarkuarin e tij qe merrej me drogen dhe me krimin e organizuar nuk funksionon, ligji qe per Tao Tao ballen nuk funksionon , ligji qe per Tiranes. Mos u terhiqni burra, ky eshte vetem fillimi, fundi do jete i Edi Rames dhe i Ballrave, Hysenrave, menajve Spiropaleve etj te cilet ju kane frike por bejne si trima duke folur per forcen e ligjit. Zhdukini keta hora nga Shqiperia dhe jepini me vehte edhe <Lul Bashen e neveritshem… Te tjeret qe do vine me se paku do kene frike tju vjedhin ne menyre kaq te shemtuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *