• |
ide | kryesore

Shkodër, vritet me thikë 28-vjeçari nga një bashkëmoshatar i tij, arrestohet autori

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona në qytetin e Shkodrës, ku një 28-vjeçar është vrarë me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja ka ndodhur në Hot të ri. Mësohet se viktima është Kolë Fermosi, 28 vjeç, ndërsa autori i vrasjes është Kristian Shkambi 27 vjeç.

Nga të dhënat paraprake raportohet se mes të rinjve ka pasur një konflikt të çastit brenda në një lokal, nga ku më pas ata kanë dalë jashtë ambienteve të lokalit dhe janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, nga ku 27-vjeçari Kristian Shkambi ka goditur me thikë në zemër Fermosin, duke e lënë të vdekur në vend. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur edhe arrestimin e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *