• |
ide | kryesore

BE reagon për arrestimin e 6 turqve në Kosovë: Vendim arbitrar dhe kundër të drejtave të njeriut

Lajme, Të fundit



Bashkimi Evropian ka reaguar pas arrestimit të gjashtë shtetasve turq në Kosovë, për dëbimin e tyre të mëpasshëm në Turqi, ku ata akuzohen për gjoja terrorizëm. Në një përgjigje për Gazetën Express, BE-ja e ka cilësuar arbitrar dhe kundër të drejtave të njeriut arrestimin e shtetasve turq, të enjten e kaluar.
“Arrestimi dhe dëbimi i mëpasshëm i gjashtë shtetasve turq, të cilët kishin leje qëndrimi në Kosovë, ngjall dyshime për respektimin e procesit të rregullt ligjor”, ka deklaruar zëdhënësja e BE’së, Maja Kocijançiq.

“Sundimi i ligjit është parim themelor i Bashkimit Evropian. Në linjë me vendosmërinë e tyre për të ndërtuar një të ardhme të lirë dhe demokratike, dhe gjithashtu siç përcakton Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, të gjitha veprimet e institucioneve vendëse në Kosovë duhet të jenë në përputhje me sundimin e ligjit dhe respektimin universal të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Procedurat arbitrare në lidhje me arrestimin, mbajtjen apo azilin bien ndesh me këto parime”, ka theksuar Kocijançiq, në një përgjigje për Gazetën Express, përmes postës elektronike.

“Sa i përket Turqisë, ndonëse ne e kuptojmë nevojën që t’i sjellin para drejtësisë përgjegjësit për përpjekjen e 15 korrikut për grusht shteti, çfarëdo akuze për keqbërje apo krim duhet t’i nënshtrohet procesit të rregullt dhe normave të mirënjohura ndërkombëtare, kur kërkohet ekstradimi. E drejta e çdo individi për gjykim të drejtë duhet të respektohet plotësisht. Si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe si anëtare e Këshillit të Evropës, Turqia ka pranuar këto parime”, ka deklaruar zëdhënësja e BE’së./express



1 Comment

  1. Be ja mos te shohe 6 turqit e KOSOVES, por te hape syte e vemendjen ne arrestimin e mbi30 veteve ne menyra anti ligjore e kushtetuese. Ti hedhin nje sy ketij shteti komunist se si sillet e cfar i ben ketij populli.Ne nuk duam lajka por perparim ekonomik , te gjithe popullit.Kush do mund ta provonte kete qeveri?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *