• |
ide | kryesore

Gjykata jep ‘OK’, Tiranës i shtohen edhe 5 kulla te Diga e Liqenit

Lajme, Të fundit


Gjykata Administrative e Apelit ka dhënë sot vendimin për ndërtimin e pesë kullave në zonën e Digës së Liqenit Artificial të Tiranës. Ky vendim do të thotë se projektit të kontestuar i hapet rruga për zbatim. Historia e 5 kullave 17 katëshe buzë Digës së Liqenit daton që në tetor të vitit 2014, kur në krye të Bashkisë së Tiranës ishte Lulzim Basha. Pak pasi kishin nisur punimet, në shtator 2015, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pezulloi punimet për ndërtimin e 5 pallateve dhe kërkoi revokimin e lejes në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë. Ndërkohë pas vendimit të sotëm të Apelit, ka reaguar edhe Bashkia Tiranë përmes një deklarate. Bashkia thotë se vendimi është marrë në fshehtësi.
“Gjykata Administrative e Apelit, në një mbledhje të pa njoftuar dhe jashtë vëmendjes së opinionit publik, vendosi të lërë në fuqi lejen për ndërtimin e 5 pallateve 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial, “dhurata” që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri qytetit të Tiranës në vitin e fundit të mandatit të tij”, thuhet në deklaratë.

Bashkia e Tiranës shton gjithashtu se ky vendim në dritën e zhvillimeve të reja që po sjell reforma në drejtësi dhe procesi i Vettingut, tregoi se Gjykata Administrative e Apelit nuk është palë me qytetarët dhe nuk i intereson e ardhmja e qytetit. Tani që këtij projekti i hapet rruga për zbatim, Tirana do të shtohet edhe me pesë kulla të tjera krahas atyre që ka miratuar së fundi Rama e Veliaj në zonat e tjera të kryeqytetit.

©LAPSI.al 


5 Comments

  1. Keta qelbesira jo ne dige te liqenit, por edhe ne dete ndertojne. Ketyre u eshte erresuar syri nga paraja e mafies dhe oligarkeve. SHihni bregdetin se ceshte bere e verini vulen. E gjithe kjo vjen se po na rrjepine ngordhin fare, e vete si pashallare te demokracisese deformuar shqiptare. Furise per ti shporrur po i ndigjohet me se fundemi zeri, e mbase se kane te gjate,, atehere tu behet vetingu.

  2. Vertet qe kullat nuk i beri vetem veliaj me ramen , por kur ketyre u deshi bytha, vune edhe tritol per te shembur ndertesa. Tashti bejne sikur trishtohen sepse demek i paskan duart e lidhura. Duhet te jesh qorr ose militant qe ta besosh kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *