• |
ide | kryesore

Mosbindja civile nis të enjten, cilat rrugë kryesore bllokohen

Lajme, Të fundit



Ditën e enjte nis mosbinjda civile e shpallur ditën e djeshme nga opozita e bashkuar.

Raportohet se disa nga akset kryesore në vend do të bllokohen, si Vora, Fushë-Kruja, Bradasheshi, aksi Lushnje-Fier.

Mosbinjda civile përfshin një shumëllojshmëri aktesh protestuese, që nga bllokimi i rrugëve deri tek mospagimi i taksave. Për këtë të fundit kanë bërë thirrje edhe Lulzim Basha, edhe Monika Kryemadhi.

Raportohet se Basha, pasditen e sotme, zhvilloi takime të ndara me krerët e degëve, kryetarët demokratë të bashkive si dhe me deputetë të PD-së për të koordinuar aksionin opozitar kundër qeverisë. Kërkesa për mosbindje civile erdhi pas protestës së qytetarëve në “Rrugën e Kombit” që kundërshtonin tarifën e vendosur nga koncesionari.



6 Comments

  1. Fotografi sa njemije fjale. Kulti i Lulit si simbolike e shemtuar. Cmimin e mosbesimit do ta paguaj gjithe PD-ja. Lul ti nuk jep dorheqjen dhe kjo eshte drama…

  2. Kjo levizje , shuan protesten per tarifen ne rrugen e kombit. Minimizon efektin e asaj dhe i jep te drejte qeverise ta politizoj. Pozite opozite ne Shqiperi jane bashke, kane bere marreveshje me nda pushtetin, dhe mbajne njeri tjetrin. Kaq

  3. Opozita dihet te kerkoj lirim e njerezve te arrestuar. Te mbledhi njerezit e saj prane policise prane gjykates te ushtroj presion. C’lidhje kane rruget apo mosbindje civile. Me keto reagime me shume behesh qesharak jo i besueshem, largon vemendjen nga realiteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *