• |
ide | kryesore

Dëshmia tronditëse e vëllait të 36-vjeçarit të vrarë në Fier: Akoma nuk kemi gjetur kokën e tij

Lajme, Të fundit



Vëllai i Kreshnik Beqirajt, eshtrat e të cilit u gjetën në një kanal pranë fshatit Daullas në Fier është vënë në kërkim të kokës së 36-vjeçarit.

Kjo pjesë e trupit të tij mungon në eshtrat e gjetura nga policia. Kjo e fundit vazhdon kërkimet, por ende nuk ka asnjë rezultat. Ndërkohe vëllai i tij ka nisur kërkimet në fshatin Daullas për kokën e 36-vjeçarit.

Krimi makabër u zbulua nga vetë autori Albert Zekaj në dëshmitë e tij, i cili tregoi për grupin hetimor që pas vrasjes së Kreshnikut, trupin e tij e mbajti për disa ditë në shtëpi e më pas e copëtoi dhe e hodhi në kanal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *