• |
ide | kryesore

‘Jemi arrestuar në 3 të natës pa këpucë, prokurorja gënjen”, dëshmitë tronditëse të protestuesve

Lajme, Të fundit



Dëshmohet me fakte dhuna policore dhe arrestimet e paligjshme në Kukës të protestuesve në Rrugën e Kombit, në mes të natës. Ndërkohë deputetja e LSI, Silva Caka, e cila po ndjek gjyqin e protestuesve në Gjykatën e Tiranës, shprehet se:

“Xhevahir Hereni, një nga të ndaluarit e protestës në Rrugën e Kombit, nuk ka këpucë! Ndalimi i tij është bërë në orën 3:10 të mëngjesit dhe jo pas orës 10:00 siç pretendon Prokurorja. Për këtë arsye, Xhevahiri nuk ka mundur të veshë as këpucët! Turp!” .

Për të fshehur shkeljet e policisë, që arrestoi në mes të natës protestuesit kuksianë, opozita akuzon se prokurorja e çështjes ndryshoi orën e arrestimeve në dosjen e akuzës duke fshehur një shkelje të rëndë që kishin bërë policët pas protestës në Kukës. Dhjetëra familjarë të arrestuar denoncuan terrorin e policisë mesnatën e së shtunës duke nxjerrë në pah një shkelje të rëndë të policisë.

Në sallën e gjyqit, protestuesit e arrestuar theksuan edhe një herë se “janë marrë nga krevati me pizhame dhe nuk ishte e vërtetë që ishin arrestuar në orën 10:00 të mëngjesit, përkundrazi ishin arrestuar në orën 03:00 të natës”.

Ahmet Tobi, me dy koronare tha në gjykatë se është marrë nga shtëpia me forcë megjithëse është invalid.

“Jemi marrë në orën 10 të natës. Prokurorja gënjen. Nuk jemi arrestuar në mëngjes. Kanë ardhur me maska dhe na kanë marrë”, – ka thënë Ahmet Tobi.

Avokati i tij tha në sallën e gjyqit se kishte folur me prokuroren ne telefon mbas 24 orësh dhe prokurorja nuk kishte marrë masa, madje kishte gënjyer duke kryer një vepër penale. I arrestuari Tobi, tha avokati, është keqtrajtuar megjithëse është invalid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *