• |
ide | kryesore

Takimi i Erdogan-Putin-Rohani/ Qeveria gjermane: Një samit lufte

Planet

Takimi i Vladimir Putin me Rexhep Taip Erdogan dhe presidentin e Iranit, Hasan Rohanin, u cilësua si ‘një samit lufte’ nga Gjermania.

Ministri i Jashtëm gjerman, Niels Annen, kritikoi ashpër samitin e Ankarasë, duke theksuar se të tre vendet janë të përsfhirë në luftën në Siri por asnjë prej tyre nuk kontribuon në një zgjidhje politike.


“Të tre palët janë përfshirë ushatrakisht në luftën në Siri, por nga takimet e deritanishme të këtyre presidentëve jemi zhgënjyer, pasi nuk kanë kontribuar në një zgjidhje politike. Parë hollë, ky është samit i luftës” – u shpreh ministri gjerman, Niels Annen.

Ditën e sotme, presidentët e Rusisë, Turqisë dhe Iranit pritet të diskutojnë për mënyrën si do të veprojnë në Siri.

Para samitit të tre presidentëve, atij turk, iranian dhe presidentit rus, Erdogan është takuar më vete me presidentin iranian, Rohani. Më parë Erdogan ishte shprehur se të dy mendojnë për një zgjidhje politike në Siri.

Ndërsa Presidenti iranian, Rohani kishte theksuar se nuk ka zgjidhje ushtarake për Sirinë dhe se e ardhmja e Sirisë është vetëm tek zgjedhjet e lira demokratike.

Rusia dhe Turqia qëndrojnë në konfliktin e Sirisë në palë të kundërta. Ankaraja mbështet rebelët, ndërsa Moska si Teherani, presidentin, Bashar al-Asad. Ndikimi i këtyre tre vendeve me gjasë mund të rritet në Siri, ndërkohë që presidenti, Trump ka bërë të ditur fundin e shpejtë të misionit amerikan në Siri.

1 Comment

  1. Kjo eshte gallate fare. Keta te “zgjidhjes politike” perendimi (BE dhe ShBA) organizuan kriminelet nga burgjet e Arabise Saudite, i finacuan, armatosen dhe filluan lojen qe kane bere ne Egjipt, Libi se populli u cua ne protesta e don demokraci nga Diktatori Asad. Pastaj kemi shembujt nga Egjipti, e Libi si perfundon loja. Krijohet nje nga organizatat me kriminale ISIS dhe fillojne luften per “demokraci” duke prere koka njerezesh. Pastaj si sherbetore te bindur te Soros filluan emigracionin masiv nga Afrika e Azia per te “mbytur” Europen e per ta bere “diverse”. Qellimi? Te shkaterrojne shtetet kombe te Europes. Te perziejne te bardhet Europiane me zezake per ti kthyer ne dele, pa perkatesi nacionale, pa tradita, pa kulturen e vet, thjeshte turme, skllever te korporatave. Kurse tani flasin per zgjidhje politike. Duan thjeshte te heqin qafe Asad, sepse nuk pranoi te kaloje neper Siri naftesjellesi e gazjellesi Arabo Saudit per ne Europe. Kjo do ti hiqte Rusise mundesine per te eksportuar nafte e gaz ne Europe, pra te marre fund (Rusia vetem me shitje armesh, nafte e gaz mbahet). Po ashtu edhe Irani ngelet jashte projektit. Turqia ushqente shpresa se do ti lihej asaj influenca mbi Sirine pasi te hiqej qafe Asadi, por nuk i dolen llogarite e tani perpiqet te pakten te neutralizoje Kurdet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu