• |
ide | kryesore

Kallëzohet penalisht kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, akuzohet për shpërdorim detyre

Lajme, Të fundit



Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht kryetarin e bashkisë Rrogozhinë, Beqir Nuredini.

Bëhet e ditur se kallëzimi është bërë për “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 te kodit penal.

IKMT thotë se Nuredini me veprimet, apo mosveprimet e tij ka lejuar ndërtimin e 31 objekteve në zonën bregdetare të Spillesë.

Të vendosur për të zbatuar ligjin dhe denoncuar abuzuesit në të gjithë Shqipërinë. Prioritet janë zonat bregdetare, turistike dhe ato të mbrojtura me ligj”, – thuhet në njoftimin e IKMT.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *