• |
ide | kryesore

Milot/ Irritohen protestuesit, policia kërcënon me ndëshkime për bllokimin e rrugës

Lajme, Të fundit



Nuk ka forca speciale në hyrje të Rrugës së Kombit në Milot dhe në segmentin që lidh Tiranën me Lezhën dhe Shkodrën, por protestuesit janë irrituar nga thirrjet e policëve që kërkuan të lirohet rruga.

Deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia që kanë marrë përsipër të udhëheqin turmën e njerëzve thanë se rruga do të mbahet e bllokuar pavarësisht kërcënimeve të policisë për ndëshkime.

Gjithsesi policët janë mjaftuar me citimin e ligjit dhe një kërkesë formale për të liruar rrugën dhe duket se nuk do të ketë incidente të tjera. Vlen të thuhet se protestuesit në të katër akset rrugore kanë lejuar lëvizjen e lirë të ambulancave.



4 Comments

  1. protesta eshte nje e drejte demokratike dhe Policia te rruan trapin. Ne te gjithe boten organizohen protesta por skemi pare Polici te arrrestoje kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *