• |
ide | kryesore

Çfarë është McMafia? Ambasadori: 762 shqiptarë janë në burgjet angleze

Lajme, Të fundit



Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman deklaroi nga Shkodra se numri i kriminelëve shqiptarë në vendin e tij po kthehet në shqetësim.

Ai tha se aktualisht janë 762 shqiptarë në burgjet e Anglisë.

“70 për qind e tyre vijnë nga Shkodra, Kukësi dhe Dibra. Pjesa më e madhe e tyre janë të dënuar për trafik droge. Kemi një rritje të numrit të shqiptarëve që merren me krime. Krimi i organizuar është një dëm i madh për shoqërinë shqiptare,” tha ambasadori.

Këto ditë, Londra po njeh një valë në rritje të krimit.

Një deputet laburist tha se bandat e drogës nga Europa Lindore kanë sjellë këtë situatë të krimit të dhunshëm në Londër.

David Lammy bëri një krahasim me dramën “McMafia”.

Sipas tij, liderët politikë nuk po bëjnë asgjë. Lammy tha se droga po shpërndahet me lehtësi, njësoj sikur dërgimi i picave.



6 Comments

  1. i nderuar ,ajo cfar prendimi ,mbolli ne fillim shekullit ne ballkan lindje te meseme dhe kudo ,tani po merr vrullshem rendimentin ,keto jane cilesit e padrejtesise e mbollet i sherbyet u rrit tani e gezofshi,prendimi gaboj qe nuk zhvilloj vlerat por luftoj vlerat drejtesin te verteten dhe zhvilloj padrejtesin interesin ,por padrejtesia ka antivleren pasigurin urrejtjen shkatrrimin ne zhvillimin e vet si karaktere ,jo dobin ,deri tani shfrytezoj tjeret duke i shkatrruar,kurse tani te shkatrruarit erdhen ne shtepin tuaj ,por jan edhe te pamshirsem sepse vlerat nuk i lejuat ti mesojne edhe te pafajshem sepse jan viktimat tuaja ,keshtu qe mos u qani shum se ne te gjith kemi nje shekull qe vajtojme ate cfar ju na bete me coptimin etnik ligje sisteme dhe politika ky eshte mendimi im rreth historise shqiptre dhe padrejtesise ,erdhi koha qe gjith te kuptojme vleren e drejtesise duke i dhlit dhe gjith sebashku te behemi ndihmes dhe plotesues ne dobi vlera presporitet pagje gjalleri shpres komenti behet si domosdoshmeri vlersimi te procestit te zhvillimit jetes dhe rendesi vlersimi per vizionin e te ardhmes ne politikat e zhvillimit mes kombeve vlerave dhe kulturave duke mos lejuar qe e kaluara te na shoqerojne pas por e ardhmja me vizion te ri te drejten hakun te verteten per sejcilin dhe gjith se bashku ne paqe dhe harmoni

  2. 70% vijne nga Shkodra, Kuksi, Dibra!!!!!!
    Cfare prisni?
    Shpejt organizoni nje revolte mosbindje per lirimin e te pafjshmeve. Bllokoni rruget ne Londer, shkaterroni cdo gje qe do tu dali perpara me gure dhe vare dhe zjarr, digjni goma makinash.

    1. Ore budalla dhe ne Londer s’na terheq kush per hunde.Burgu per burrat eshte.Po te bllokosh rruge atje ske gjetur krahasimin e duhur,sespe nuk eshte rruga ime.

  3. O 1-shi,
    po ti qeke zero mre!
    Pse ku osht rruga jote me perjashtim te prones tate me tapi!?
    Zaten se keni ket psikologji primitive ju duket se kudo ne shqiperi jeni ju pronare dhe munet me bo cdo gje ne pronen e perbashket, ta djegesh, thyesh, shkaterrosh……..hajde menje, hajde,…….hajde budall, hajde!
    Po mesa duket ti qeke burre qe nuk terhiqesh prej hunde por te t’pelqeka burgu ta fusin n’sum.

  4. More komentues,a keni gje per te the per ambasadorin qe na thote se lideret politike,nuk po bejne asgje,dhe se droga shperndahet sikur te jete pica?Se ambasadori per kete ben fjale,por per ata qe jane ne burgjet e Anglise,jo ambasadori,por as qeverija e tij,nuk mund te beje me shume se i ka futur ne burg.Ajo qe ngaterron ambasadori,eshte se lideret politike duhen percaktuar,kush eshte me drogen dhe kush eshte kundra?Sikunder duhet ta dije ambasadori,kanabisi gjate tre viteve te fundit,mbuloi gjithe Shqiperine,me nxitjen, lejen,mbrojtjen dhe trafikimin e saje,nenruajtjen nga policia dhe ish ministri i saj Saimir Tahiri,dhe qe ne ate kohe,zoti ambasador,nuk u ndigjue te thote edhe nje fjale te vetme.Nuk foli edhe kur kryeministri Rama bertiste,se nuk ka me kanabis ne Shqiperi,eshte asgjesuar 99,7%,dhe nga ana tjeter,italianet,greket e turqit,u dynden duke kapur kanabisin me tonelate,mbasi kalonin te pa shqetesuar nga policija e Rames dhe Tahirit.Sot ky ambasador e kerkoka nga lideret politike??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *