• |
ide | kryesore

A vdes njeriu duke u masturbuar? Çfarë thonë ekspertët

Arkiva, Stil

Një adoleshent nga Brazili vdiq duke masturbuar. Plot 42 herë ishte vetëkënaqur ai brenda një nate. Të nesërmen u gjet i vdekur. Por a është e mundur që masturbimi të jetë vdekjeprurës?

Një nga ekspertët më të njohur në Gjermani, Frank Somer, thotë se njeriu nuk mund të vdesë kurrë përmes masturbimit.

“Por në rastin ekstrem, nëse e marrim të vërtetë që ka masturbuar kaq shumë, atëherë bëhet fjalë për një sforcim të jashtëzakonshëm kardiovaskular. I gjithë masturbimi i ka shkuar direkt në zemër dhe kjo është shumë për një të ri,” thotë Somer.

A mund të masturbojë një njeri kaq shumë?

“Po, nëse kjo e gjitha do ishte kaq e vërtetë, mund të thuhet se është bërë një sforcim i madh. Kuptohet që pas çdo masturbimi prodhohet spermë. Por nëse masturbon 42 herë, atëherë edhe sperma mbaron. Më pas ajo nuk del,” thotë eksperti.

Se kur një njeri është i sëmurë nga masturbimi, këtë e kupton jo nga sasi e masturbimit, por kur nuk e heq dot mendjen nga seksi dhe masturbimi, thotë eksperti gjerman.

Shikoni këto simptoma për të kuptuar nëse jeni të varur nga masturbimi

15 të fshehta që nuk i dini për masturbimin. Çfarë i shkakton trupit tuaj (Foto)

VIDEO/ Tani masturbimi është i mundshëm edhe pa duar

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu