• |
ide | kryesore

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesë! Djali i familjes tregon bisedën e fundit me të motrën

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Korçë gjatë ditës së djeshme, teksa Eleni Vangjeli 75 vjeçe dhe vajza e saj, Ornela 54 vjeçe u gjetën të vdekur brenda banesës së tyre në lagjen 17 të qytetit të Korçës.

Djali i familjes sapo ishte kthyer nga Greqia dhe ka gjetur të vdekura në banesë nënën dhe motrën, pasi forcat zjarrfikëse hapën derën, e cila ishte kyçur nga brenda. Djali i familjes Vangjeli tha jashtë kamerave se ditën e shtunë kishte biseduar me të motrën. Po atë ditë, motra i ka thënë se kishte dërguar në spital nënën, e cila ishte ankuar se kishte oksigjen të ulët. Në spital i kanë thënë që ta shtrojnë të moshuarën, por vajza Ornela nuk ka pranuar. Ajo dhe nëna janë kthyer në banesë dhe më tej nuk dihet se çfarë ka ndodhur.

Dyshimet e para të hestuesve janë se të dyja kanë ndërruar jetë që nga dita e diel, kur kanë humbur kontaktet edhe me familjarët. Vajza mund të ketë pësuar atak, ndërsa nëna ka vdekur pas saj, në pamundësi për të lëvizur. Kjo, edhe për shkak të mungesës së ilaçeve në banesë. Vajza Ornela Vangjeli ishte me profesion mësuese në Vithkuq, ndërsa vëllai ka ardhur nga Greqia dhe i ka gjetur pa shenja jete.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *