• |
ide | kryesore

Detajet e reja/ Policia zbulon pronarin e makinës së gjetur në Fushë-Krujë, u vodh dy ditë më parë

Lajme, Të fundit



Policia e Krujës ka dhënë detajet e reja për mjetin e djegur plotësisht që u gjet sot në fshatin Gramëz, Krujë, dhe që dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale.

Mësohet se dy ditë më parë, në Komisariatin e Policisë Lushnje ka bërë kallëzim shtetasi A.T. se i kanë vjedhur mjetin tip Benz me targa AA 399 DG. E ky mjet sot është gjetur i djegur.

Makina është gjetur mëngjesin e sotëm dhe dyshohet se ajo mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale.

Dyshohet se makina mund të jetë përdorur nga atentatorët qe lanë të vdekur ne vend me 4 plumba 28-vjecarit Mario Majollari mbrëmë në zonën e Kinostudios në Tiranë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *