• |
ide | kryesore

“Freedom House” i përgjigjet Metës: Lexoje raportin deri në fund

Lajme, Të fundit



Freedom House reagoi pas komenteve të bëra nga Presidenti i Republikës Ilir Meta rreth raportit të publikuar nga organizata. Në reagim për “Zërin e Amerikës”, Drejtori i Komunikimit në këtë organizatë, Robert Ruby thotë:

“Ne inkurajojmë të gjitha palët ta lexojnë të gjithë raportin, i cili përfshin shqetësime të hollësishme rreth korrupsionit dhe kapjes së shtetit në Shqipëri mes aktorëve të shumtë në sferën politike, rreth përparimit të ngadalshëm në krijimin e institucioneve të nevojshme për luftën kundër korrupsionit dhe rreth një kornize të pamjaftueshme për të siguruar pavarësinë e këtyre institucioneve. Freedom House është një institucion jopartiak dhe konkluzionet e saj pasqyrojnë analizat që ajo bën vetë.”

Në raportin e saj vjetor, organizata thoshte se lufta kundër korrupsionit mori një goditje me zgjedhjen e zotit Meta në krye të vendit me votat e Partisë Socialiste. Më herët zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi shprehu keqardhje, duke thënë se raporti i Freedom House është keqpërdorur “në funksion të axhendave të njëanshme politike në Shqipëri”.



2 Comments

  1. Si jo fort bindëse më duket të flitet për “përceptime të opinionit publik shqiptar” se cili politikan është, më “i korruptuari”, kryeministri, apo presidenti i zgjedhur prej tij.
    Llogjikisht si më i korruptuar në përceptim popullor, duhet të konsideruar kryeministri që ndonëse e paskej marë sinjalin nga “nëdrkombëtaret”, se Meta është politikani më i korruptuar, jo vetëm bëri aleancë qeverisëese për 4 vite me te, por ja bëri peshqesh Shqipërisë si president, këtë njeri “më të korruptuarin”
    Ka gjithashtu edhe një qëndrim kontradiktor përsa i përket korrupsionit si dyshim, e krimit të faktuar.
    Me akuza politike, nuk ka politikan të Shqipërisë që të mos konsiderohet si “i korruptuar”.
    Por në luftën kundër korrupsionit, mundësitë e abuzimeve politike janë të shumta.
    Kurse tek krimi ndryshon puna.
    Ka politikanë të dyshuar për veprime korruptive, por ama ka mafie kriminale të drogës, që kur mbështetet nga politika, e kalon cakun e korrupsionit e që e ka emrin krim.
    Është jo fort e nderëshme që të flitet me pasion për korrupsionin e mundshëm të politikanëve, se a janë pasuruar apo jo me politikën, e krejt tjetër të injorosh faktin se ke përpara një qeverisje që jo vetëm “e lejoi” kanabizimin e gjithë Shqipërise e trafikun e saj gjigand në Europë, por duke filluar që nga kryeministri, ministri i tij i mbrendshëm e gjithë kupola drejtuese e policisë, bashkëpunuan me mafien e drogës.
    Nuk ka vërtetë një fakt që kryeministri Rama të ketë bashkëpunuar drejtëpërdrejtë me mafien e drogës, por ama në publik ai është munduar ta fshehë kanabizimin e Shqipërisë deri me marrëzinë e cilësimit të avionëve të drogës, si mushkonja. Dihet tashmë që ai publikisht, ministrin Tahiri që kishte përgjegjesinë kryesore në goditjen e përhapjes e trafikut të kanabisit, e ka quajtur si “ministri më i suksesshëm” i qeverisë së tij, e ndonëse u detyrua ta shkarkonte nga detyra pas akuzave si bashkëpuntor me mafien e drogës, vazhdon që me këmbëngulje ta mbrojë ate nga ndëshkimi nga drejtësia.
    Atehere kush është më i “korruptuari”, Meta apo Rama ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *