Hetimet për dosjen ndaj Saimir Tahirit zgjaten edhe për tre muaj. Ky është vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Zgjatja e afateve hetimore për Tahirin ndodh për herë të dytë. Krimet e Rënda po presin letërporositë nga Greqia dhe Italia për lëvizjet e makinës së Tahirit, me të cilën thuhet se kanë qarkulluar grupi i Habilajve nga Vlora. Krimet e Rëdna po presin letërporositë nga Greqia dhe Italia për lëvizjet e makinës së Tahirit, me cilën thuhet se kanë qarkulluar grupi i Habilajve nga Vlora. Ndërsa Gjykata e Lartë nuk ka vendosur ende për kërkesën e Prokurorisë që kërkon ndalimin e Tahirit për të dalë jashtë vendit. Ish-ministri i Brendshëm akuzohet për mbështetje të grupit të Habilajve, të cilët trafikonin kanabis drejt Italisë. Pjesa më e madhe e këtij grupi janë arrestuar në Itali.
©LAPSI.al
Priten edhe nga Zelanda e Re, po jane nis me not…
Pritet te zhduken krejt provat qe te dal i pafajshem ky drogmen