• |
ide | kryesore

Jeremiç tregon prapaskenat: Kosova bëhet anëtare e OKB-së, Vuçiç u ka dhënë premtim amerikanëve

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Kombëtare dhe ish shefi i diplomacise serbe, Vuk Jeremiç thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç u ka premtuar amerikanëve se Kosova do të bëhet pjesë e OKB-së, por se sipas tij, ai e ka problem mënyrën se si ta bëjë këtë.


Jeremiq tha se Vuçiç është pajtuar me kërkesën e amerikanëve për t’ia dorëzuar karrigen Kosovës në OKB.


“Amerikanët kërkojnë nga Vuçiç që të lejoj që Kosova të futet në OKB, madje ata i kanë bërë presion atij që të pranojë të nënshkruajë të ashtuquajturën marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Prishtinën. Rusia ka thënë se praktikisht nuk do ta bllokojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha Jeremiç.

Jeremiq pretendon se Vuçiç u përpoq të ofronte shkëmbimin e territorit, mirëpo u refuzua, pasi që paraprakisht i kishte premtuar Kosovës që do të hynte në OKB./lajmi.net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu