Në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debat” Chanel One, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mbrojti arrestimet e protestuesve kuksianë pas mesnatës. Sipas Xhafajt, policia ishte në të drejtën e saj, kur kreu operacionin në Kukës.
Pikërisht për këtë çështje, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani citon dy nene ligjore, njërin në Ligjin për Policinë e Shtetit dhe tjetrin në Kodin e Procedurës Penale, që tregojnë se arrestimet kanë qenë të jashtëligjshme.
“Neni 109 është i ligjit për Policinë e Shtetit. Ky nen tregon se kur e si shoqërohet një person në polici. Neni tregon se shoqërimi nuk bëhet për qejf të policisë!!! Vetëm kur personi është në hetim; në ndjekje nga Prokuroria; ka sëmundje ngjitëse; është duke i ikur policisë….
Pra shoqërimi është masë ekstreme ndaj një reagimi ekstrem! Jo për teka, e as hakmarrje shtetërore!” shkruan Manjani.
“Neni 206, është i Kodit të Proçedurës Penale. Ky nen nuk lejon Policinë ti hyjë askujt në banesë, as me vendim gjykate nga ora 20:00 deri në 7:00.
Ky është ligji!” vazhdon ish Ministri i Drejtësisë, që kujton se kuksianët u rrëmbyen në 3:00 të natës nga shtëpitë e tyre, pa vendim gjyqi, pa arsye të ngutshme dhe jo në flagrancë.
“Asnjë surprizë, apo jo?!” është pyetja retorike me të cilën Manjani mbyll reagimin e tij për Ministrin e Brendshëm.
Shkelje ka por jo keto qe thote ky. Vec po tregon se ca kemi pasur minister Drejtesie.
O manjan po eshte per kontrollin e baneses ajo vllai jo per arrestimet se sipas analogjis tende dikush ben nje vrasje dhe policia duhet te shkoj edhe te ruaj ate deri ne 7 te mengjesit te dali nga shtp. Hajde mendje hajde
Ama kur marin per baze edhe kte. Ky eshte jurist qe nuk di ta lexoj ligjin jo me te bej interpretim
Po cne ky te mari vesh nga procedura penale ky eshte vetem per ndonje shkuma party
shqiperise i keni qire nenen, e keni bere sikur i ka rene bomba atomike, ky ylli leshi, po citon paragrafet e ligjit. te thuash se ketu jemi si norvegjia, suedia, e filanda.
Obobo kur flet edhe ky qe u be minister drejtesie gabimisht