• |
ide | kryesore

Mogherini me axhendë të ngjeshur sot në Tiranë, takohet me Ramën, Metën dhe Kryemadhin

Lajme, Të fundit
Mogherini-fiori.jpg



Shefja për politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, Federika Mogherini ka mbërritur në Tiranë. Ashtu siç ishte paralajmëruar diplomatja darkoi me kryeministrin Rama.

Takimet e saj zyrtare do të zhvillohen gjatë ditës së sotme, ku në orën 11:00, ajo do të ketë një konferencë shtypi me kreun e qeverisë, Rama.

Ndërkohë, kryediplomatja e BE-së do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta në orën 09:20.

Po ashtu do të ketë dhe një takim me deputetin e PD, Edi Paloka.

Në këtë takim, do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *