• |
ide | kryesore

Samiti i Berlinit/ Zbardhet axhenda e takimit që do të mbahet në Tiranë

Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbuluar rreth Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë vendeve të Bashkimit Europian. Mësohet se në orën 11:00 do të nisë dhe pritja e liderëve që do të marrin pjesë në Samitin i cili do të ndahet në dy sesione.

Në sesionin e parë do ta nisë fjalën kryeministri Rama ndërsa do të pasohet nga Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen dhe më pas do të mbajë fjalën Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel. Gjithashtu do të ketë takime bilaterale deri në orën 17:45. Në orën 18:00 do të mbahet dhe konferenca për shtyp.

Përveç kryeministrave të rajonit, në Tiranë do të vijnë edhe drejtuesit e institucioneve të BE-së si dhe liderët e 10 shteteve të unionit që mbështesin Procesin e Berlinit. Nga Gjermania si ideator me kancelarin Olaf Scholz, kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak si dhe presidentin francez Emanuel Macron, i cili do të zhvillojë edhe takim bilateral me homologun shqiptar Bajram Begaj.

Macron do të qëndrojë në Tiranë 2 ditë, duke shënuar edhe vizitën e parë zyrtare për një president francez në vendin tonë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit që sivjet mbahet në Tiranë.



5 Comments

  1. sal karadusa do jet tuj menu e pregatit karllekun e rradhes.
    o sale mos ndigjo liken se je ba si jargavac.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *