• |
ide | kryesore

Policia e Fierit vë në pranga 3 persona pas kapjes së 310 kg kanabis në fshatin Krasp

Lajme, Të fundit

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Fierit një ditë pasi u sekuestruan 310 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa në fshatin Kraps.
Velo Myrtaj, 28 vjeç, Gramoz Shakaj, 33 vjeç dhe Foto Shahaj, 25 vjeç, të tre banues në Vlorë u arrestuan si poseduesit e lëndës narkotike.


“Në lidhje me informacionin datë 20.04.2018 ku në fshatin Kraps u gjetën dhe u sekuestruan rreth 310 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, në vijim të punës hetimore të kryer nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Fier, u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të cilët posedonin lëndën narkotike: Velo Myrtaj, 28 vjeç; Gramoz Shakaj, 33 vjeç; Foto Shahaj, 25 vjeç, të tre banues në Vlorë”, – thuhet në njoftimin e policisë.


 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu