• |
ide | kryesore

Profil / Kush është Krichbaum, deputeti i Merkel që po përplas Ramën me Bashën

Arkiva, Kryesore



Sa herë në Shqipëri ndizet debat për hapjen e negociatave me BE, në Tiranë fillon sherri lidhur me emrin deputetit të partisë së Anxhela Merkelit dhe kryetarit të komisionit për Europën në Bundestagun Gjerman, Gunther Krichbaum. Kështu ndodhi në nëntorin e vitit 2016, kështu po ndodh edhe sot. Në fundin e 2016 parlamentari gjerman e prishi festën e propagandës qeveritare e cila kishte filluar t’i binte daulleve të dhënies së dritës jeshile nga 28 vendet anëtare. Ai, përherë të parë, theksoi problemet e drogës dhe të zgjedhjeve, si kushte që Shqipëria duhet të plotësonte që të kishte me vete edhe votën e parlamentit gjerman. Ndryshe nga 5 prioritetet që Brukseli kishte vënë për Shqipërinë, ai lexoi në një konferencë shtypi në hotel Rogner një dokument me shtatë pika që pati efektin e një dushi të ftohtë mbi mazhorancën socialiste.

Sot, një vit e gjysëm më pas historia po përsëritet.

Lexo me tej:

A qëndrojnë shqetësimet e gjermanit Gunther Krichbaum?

Menjëherë pasi u dha lajmi i rekomandimit pozitiv nga Brukseli, Gunther Krichbaum tha për radion gjermane DW : “…nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit”.

Ai nënvizoi se parlamenti gjerman do të lexojë edhe “raportin e Transparency International, raportin e World Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare” , pastaj do të krahasojë “se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimi “.

Kaq ka mjaftuar që në Tiranë debati të rindizet. Kryeministri Rama, që dikur e kishte pritur në zyrë dhe e kishte sulmuar pa emër në rubrikën e tij që mbante çdo të dielë pasdite, tani e ka quajtur një njeri të çadrës, me të cilin nuk ndan të njëjtat vizione për qeverisjen e Shqipërisë.

Por më agresive kanë qenë mediat pranë pushtetit që e kanë quajtur një njeri të paguar nga Basha madje që ka të përbashkët me të burimin rus të financimeve.

Në fakt, Gunther Krichbaum qe një nga personalitetet politike që Basha takoi në Berlin ndërkohë që Brukseli shpalli rekomandimin pozitiv për Shqipërinë. Si gjithmonë ai tregoi një skepticizëm të hapur. Por Basha e ka justifikimin për këtë: “Gunther Krichbaum është një nga figurat politike më të nderuara dhe të respektuara të Europës. Mbi të gjitha, Gunther Krichbaum është një njeri që e do dhe mbështet Shqipërinë. Por ai do një Shqipëri ku të sundojë shteti i së drejtës dhe demokracia. Prandaj ai ka shprehur hapur dhe me ndershmëri mendimet dhe kritikat e tij për të ndihmuar përparimin e Shqiëprisë dhe të integrimit të saj në Bashkimin Europian” tha lideri i opozitës duke sulmuar mediat e Ramës, Tahirit dhe Veliajt që po e sulmojnë njeriun e partisë së Merkelit.

Lulzim Basha nxjerr të flasë keq Gunther Krichbaum kundër negociatave: S’do na mjaftojë vetëm dokumenti i KE

Nga ana tjetër Rama i mohoi këto sulme dhe shkroi duke i’u referuar Bashës: “Gunther Krischbaum nuk është miku im dhe as nuk hyn ndër dashamirësit e Partisë Socialiste e të qeverisë sonë! Unë nuk jam aspak dakord me opinionin e tij për punën e qeverisë sime dhe këtë ai e di shumë mirë, sepse e ka dëgjuar nga unë, sy më sy dhe jo mbrapa krahëve. Por, zotëria në fjalë ka të gjithë respektin tim për ndihmën që dha kur zotrote bllokoje Reformën në Drejtësi dhe kurrën e kurrës, jo ai po asnjë i huaj i interesuar për Shqipërinë, nuk ka qenë e s’mund të jetë shënjestra e ndonjë sulmi të orkestruar prej meje apo prej Partisë Socialiste. Kurrë! Unë dhe Partia Socialiste, jo vetëm s’jemi marrë me asnjë lloj shkrimi për mikun tënd gjerman, po s’jemi marrë asnjëherë as me vetë jetën tënde personale a me familjarët e tu”.

Por, ky debat se kush e mbron dhe kush e anatemon Gunther Krichbaum ka fare pak rëndësi. Më me vlerë është se ç’efekte do të ketë kjo polemikë shqiptare në votimin që do të bëhet në parlamentin gjerman. Këtu Basha i drejtohet Ramës duke e paralajmëruar për një rrezik: “Me sulmet ndaj Krichbaum, Edi Rama vetëm sa po shton rradhët e deputetëve gjermanë në Bungestag që janë pesimistë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, vota e të cilëve është e domosdoshme para se qeveria gjermane të japën vendimin e saj për Shqipërinë”. Ndërsa Rama duke i mohuar këto sulme mbron tezën se e keqja e vetme mund të vijë nga Basha dhe PD, të cilët ngaqë nuk e mundin dot në fushën e lojës, sponsorizojnë për të shpifur miqtë e tu ndërkombëtarë gjithnjë e më të pakët. Ndaj ai i bën thirrje rivali të vet: “ndaloje të paktën deri në qershor eksportin e asaj balte nëpër Europë”.

Në këtë përplasje të shkaktuar nga deklaratat aspak optimiste të kryetarit të komisionit europian të bundestagut i rëndësishëm nuk është as sentimenti i tij personal, as prekja e tij nga trajtimi që i bëjnë në Tiranë. Shqipëria nuk do gjykohet në parlamentin e Berlinit nga këto.

Krichbaum, pati të drejtë, kur në kundërshtim me boritë e propagandës qeveritare erdhi dhe na tha një muaj para kohe, se negociatat nuk do hapeshin në dhjetor të 2016. Atëhere ai pati të drejtë. Ndërsa tani përsëri është treguar i rezervuar duke na paralajmëruar të mos jemi euforikë. Basti i tij i dytë do të vërtetohet në qershor.

©Lapsi.al



16 Comments

  1. Dhe…………..eshte e natyrshme qe ju “atdhetaret” e devotshem te mbeshtetni gjermanin Gunther.
    Funderina!

  2. Rama dhe basha dhe merkel dhe krichbaum nuk zihen me njeri tjetrin ,ata thjesht tallin k@rin kur shohin njerezit qe zihen per ta.

      1. Ik or militant qorr i paemer( 19.39 )ushqehu me fallusin e liderit tend te partise(majtas ose djathtas) dhe na ler te merremi me hallet reale te jetes se perditshme. Jam i bindur se ti per liderin e partise tende (majtas ose djathtas) penetrohesh me shume vetemohim dhe gezim.

  3. Hahaha, don Kishoti arnaut do te fuse ne EU ate tocin e piset 1/2 tullac, qe e kruan here pas here kur behet nevrik!

    Bravo Gjermani, keputja koken ketyre plehrave, qe po mbajne peng kete vend 30 e kusur vite. Asnje nuk do futet ne Europe, po su pastruan gjirizet e politikes se ketij vendi. Populli te haje mut, se bageti eshte.

  4. Morr Baze thote se Krichbaun eshte marre me trafik femijesh.Kujton morri see eshte si deputetet e Edi Rames.Morrin enjeh edhe me idioti.

  5. Stop,Stop.jo vetem doris pack dhe gjermanet,por e gjjthe evropa unanim eshte per gjykimin e komplet ps ,si partin e bashar al asadit se shpejti.
    ky rama,me te vertet eshte nje manial primitiv,qe mendon se mashtron boten.
    paska budalle ne evrope,qe italia,anglia,gjermania e franca edhe ne urgjence ministri i jashtum, ne tiran,ku akuzojn per tonelata trafik droge dhe dikush po e preferojka ps narkotike.
    vetem diler trafik votusit jane per ps.

  6. me arrestimin e fatos lubojes dhe mustafa nano,çlirohet tv klan opinion.

    me prangosjen e mero baze,hymja ne B-E.

  7. e gjitha dhe totali ne ps eshte arrogance,mashtrim,abuzim, dhe poshtrim perdhosje me popullin e sterrvuajtur shqiptar.
    kjo pari kirishte munde te themi se eshte edhe Raciste ndaj Shqiptarve.
    nuk eshte e rastit nje formim i nje qeverie me planifikim specialistat e trafikut… vjdhjedhjeve dhe mashtrime me publikun.
    sekreti eshte ,se rama me ps formuan sistenin anti-humman te turqis se erdiganit dhe shteteve arabe,sistem turko-arabik,ku direkte krijuhet edhe frika dhe opurtunizmi,intrresat dhe zaptim i shume mediave.
    kto sisteme jane ekstement te rrezikshme dhe perfundojn me tragjedi shteti…
    i gjithe Aparati i Shtetit ne duarte e Zeza te ps famkeqe.
    mos ti numroj tragjikat,vetem 1 nje nga to.
    protestat,apo grusht shteti i 21 janarit,dhe syper mashtrimet e edi rames,ps me populline.
    ne evrop po te sulmohet bundestagu gjerman,office fedaral suisse,dhe pallati i shtet qeveris,edhe avionat tornado i kishin angazhuar,a rama ps u tallshim me kushtetuten.
    Rama ik…ik ik ik,se shqiperia nuk eshte prone private e juaj.

  8. ore budallenj per te hyre ne europe duhen te funfsionoje perfekt sistemi i munguar i drejtesise shqipetare .dhe si e kane komentuar mediet gjermani hapien e negoziatave ju gazetaret duhet te komentoni se cfare shkruhet ne gazeten me te lezuar ne gjermani Bild nje dite pas ketij raporti dhe do te kuptoni gjithcka

    1. kjo tregon sa i zgjuar je, po pse mos ja ka qire rama motren atija, keshtu ju legenat shani gjithemon shqiptaret edhe mbroni te huajt, y race e keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *