• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kush është 38 vjeçari që i shpërtheu makina në Fier

Lajme, Të fundit

Ervin Memo quhet 38 vjeçari që mbeti i plagosur nga shpërthimi i makinës në Fier. Mësohet se Memo sapo ndezi makinën kur është aktivizuar eksplozivi.


38 vjeçari u dërgua në spital nga kalimtarë të rastit.


Më poshtë video nga vendi i ngjarjes dhe njoftimi i plotë i policisë:

Në datën 21.04.2018, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë” ka shpërthyer mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.M, 38 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kohës së shpërthimit mjeti ka qënë i parkuar dhe drejtuesi i tij sapo kishte hipur në mjet.

Paraprakisht dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë plasëse eksplozivë.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu