• |
ide | kryesore

E akuzoi se përvetësoi tendera publikë, Safet Gjici i përgjigjet deputetit demokrat: Do shihemi në gjyq

Lajme, Të fundit



Pas akuzave se ka përfituar miliona dollarë tendera publikë, presidenti i Kukësit, Safet Gjici i është përgjigjur deklaratave të deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Gjici thotë se që kur mori postin e Prefektit të Kukësit në 2014, ai ka hequr dorë nga komanitë e tij dhe nuk ka lidhje me to, ndërsa i cilëson të gjitha shpifje deklaratat e bëra nga deputeti demokrat.

Por ndërsa Gjici foli për përballje në gjykatë, deputeti Salianji nuk u ndal, dhe publikoi sot prova të reja për atë që e quan skemë të pastër korruptive.

Me teorinë “shpif, shpif se diçka do mbetet”, Salianji sot doli dhe gënjeu shqiptarët. I gënjeu, se gjoja unë paskam fituar tendera “marramendës”!!!! Ervin, je i gabuar!
Që në kohën kur u emërova Prefekt i Qarkut Kukës, në vitin 2014, nuk menaxhoj më asnjë kompani. Kjo dihet botërisht, por ti dhe ata që të nxorën sot nuk dinë apo duan të shohin!
Kjo është e vërteta. Lidhur me kompanitë e cituara, të sugjeroj të informohesh, pasi fjalët e tua janë të gabuara dhe të siguroj se do të hidhen poshtë dhe nga drejtësia.
Për shpifjen tënde të radhës, që në fakt është e përhershmja përpara çdo beteje elektorale, do të takohemi në Gjykatë, aty ku e vërteta do triumfojë. Sa i përket tenderave, kompanitë që unë drejtoja dikur, kanë përfituar me konkurim të ndershëm më shumë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Kjo është lehtësisht e verifikueshme në buletinet publike. Mjafton ti shohësh! Për “faktet” që sot paraqite, do shihemi në gjyq, pasi për këtë shpifje të radhës nuk do të ndalem!”
– shkruan Gjici.

 



2 Comments

  1. Njeri i fut nje kumull tjetri nje kumull akoma me te tharte dhe mbyllet ky muhabet. Si perfundim popullit ju hodh nje kocke .Une te bej pis(punen time e bera) , ti me bene pis (punen time e bera), llogaria ne banka te dyve na shtohet ndersa populli te haje mut i thone kesaj pune. BOLL se na qite karin o kurva

  2. Ore’ Po ato tendera te firmes GJICI, kush i ka firmosur se ky prefekti qenka ne autobuz. Mos eshte ndonje MICI, se ky GJICI qenka trim, e dikerka me i dale zot tenderave te tij. Me gjykaten;;RAMA’ e ka te sigurte fitoren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *