• |
ide | kryesore

Raporti/ Mbi 43 mijë biznese janë mbyllur nga 1 janari 2015 e deri më sot

Lajme, Të fundit



Numri i bizneseve që kanë kaluar në status pasiv nga fillimi i janarit 2015 deri në 26 prill 2018 është 43,580, sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, të cilët kanë të publikuar listën e kompanive që kalojnë më status pasiv.
Lista tashmë përditësohet çdo ditë nga tatimet dhe në të përfshihen të gjithë ato subjekte që nuk ushtrojnë më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm; nuk dorëzojnë deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm; deklarojnë në QKR pezullim veprimtarie tregtare për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm apo pa afat të përcaktuar.

Sipas viteve, në 2014-n kaluan në status pasiv rreth 24 mijë subjekte, por në atë kohë tatimet po bënin pastrimin e regjistrit, duke kaluar në status pasiv bizneset që kishin vit që kishin mbyllur aktivitetin. Numri i tyre u reduktua ndjeshëm në 2015-n, në vetëm 4,190 periudhë që korrespondon me aksionin antiinformalitet, ku vetëm në tre muajt e fundit të vitit u regjistruan rreth 30 mijë subjekte, përfshirë edhe fermerë. Por këto subjekte duket se nuk i kanë rezistuar dot formalizimit dhe u mbyllën sërish një vit më vonë, teksa numri i subjekteve që kaluan në status pasiv në 2016-n kërceu në 22,653. Mbylljet vijuan edhe në 2017-n, me rreth 12 mijë biznese që kaluan në status pasiv. Pjesa më e madhe e bizneseve të mbyllura ishin të vetëpunësuar, pasi të dhënat e tjera të INSTAT për vitin 2016 dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore në 2017-n, konfirmuan se 26 mijë të vetëpunësuar (16 mijë në vitin 2016 dhe 10 mijë në vitin 2017 kishin dalë nga tregu i punës).

Ndërsa nga 1 janari 2018 deri në 26 prill, numri i bizneseve të mbyllura është 4,757.
Monitor ka zhvilluar vazhdimisht anketime me bizneset që kanë kaluar në status pasiv, me një kampion përfaqësues prej 300 subjektesh, ku ka rezultuar se rreth 70% e tyre kishin si arsye të mbylljes krizën ekonomike, shtimin e konkurrencës dhe rënien e të ardhurave. Ndërsa në sondazhin e fundit të zhvilluar në shkurt 2017 u shtuan dhe dy arsye të tjera, sëmundjet që detyronin subjektet të mbyllinin aktivitetet dhe emigracioni, teksa largoheshin jashtë vendit.

Prej të dhënave të analizuara prej sondazhit të shkurtit 2018, 67% e të anketuarve dhanë krizën si arsye kryesore të mbylljes së biznesit të tyre, duke e argumentuar me rënien e fuqisë blerëse, rritjen e konkurrencës, kostove të larta operative, etj. Prej tyre, 20% e të pyeturve, ose 14% e totalit, u përgjigjën se do të emigronin ose ishin jashtë vendit aktualisht.

Pjesa tjetër e të anketuarve, rreth 33%, dhanë arsye të tjera mbi mbylljen e aktivitetit, nga të cilat mbizotëronin problemet shëndetësore. (Rreth 27% e atyre që dhanë një arsye tjetër përveç krizës, që përbënte 9% të totalit të subjekteve të anketuara, thanë se ishin problemet shëndetësore që i kishin detyruar të mbyllnin aktivitetin).

Po ndërsa shumë biznese mbyllen, të tjera hapen çdo vit. Sipas informacionit zyrtar të Qendrës Kombëtare të Biznesit, në vitin 2015 u regjistruan 39,6 mijë biznese, që përkon me regjistrimin e tyre si rrjedhojë e aksionit antiinformalitet dhe fermerëve. Në 2016-n, subjektet e reja ranë në 19 mijë, ndërkohë që u mbyllën 22,6 mijë sipas tatimeve, pra me një ulje neto prej 3500 subjekte. Për vitin 2017 QKB nuk e ka publikuar raportin, por burimete financave kanë pohuar se janë 19 subjekte të reja të hapura, me një shtesë neto prej rreth 7 mijë biznesesh. /monitor



5 Comments

  1. Ore ju tallni bythen me disa idiote qe ndjekin gazeten tuaj.
    43.000 biznese ne nje popullsi te themi 3.000.000 qe ka Shqiperia i bie qe ne cdo 6,9 persona, afersisht 7 njeri te kete biznes, pra pothuaj cdo familje ka nje biznes.

    1. idioti me i madh je ti.ta zem se sqiperia ka gjithsejt 200 ooo mij biznese gjithsejt me 3 miljon banor i bie gjdo i 15 te ket biznes.perjashto bizneset e rames qe prodhon vetem kokain.

  2. ari kari tek ai 200ooo mijshi yt ke edhe bebet, nxenesi,t te punesuarit ne shtet, pensionistet, studentet, negjmien, pdhin e satome …….

    1. Ore militant i Rames, keto jane bizneset e deklaruara dhe 90 % e biznesit ne shqiperi jane me 1-5 persona pra te vetepunesuar(kepucari shitesi i frutave etj)…Po bej ca llogari bej se te ka zene truri dhjame…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *