• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Rama synon shkatërrimin e të ardhmes së rinisë

Lajme, Të fundit



Në një aktivitet për problematikat e Maturës Shtetërore, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se kryeministri Rama synon shkatërrimin e të ardhmes së rinisë shqiptare.

“Dëgjoja paradën e Ramës që çdo ditë e më shumë ka frikë nga plakja e tij.

Frika e tij po shkon dretj shkatërrimit të së ardhmes së rinisë shqiptare dhe plakja e një rinie vjen duke shkatërruar arsimin, një brez që gjen zgjidhjen për tu larguar sa më shpejt nga vendi.

Këta dinosaurët e sotshëm që janë përsëri të së shkuarës nuk mund ta ndalojnë rininë shqitpare të përmbysë këtë regjim diktatorial, që po uzurpon çdo ditë e më shumë çdo institucion mësimdhënie”,- tha Kryemadhi.

Ajo shtoi se Rama e pranoi vetë se njerëzit nuk ushqehen me suksese, që sipas saj, janë thjesht në “imagjinatën e kryeministrit”.



2 Comments

  1. ””Rama synon shkatërrimin e të ardhmes së rinisë””” Waaawwww sa te thella paskan qene keto pune..

    Sa i kamufluar qe paska qene ky Rama. Cohuni bre burra se na e shkatterroi te ardhmen e rinis Rama.. merrni armet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *