• |
ide | kryesore

‘Vettingu’ në radhët e PS-së, alibia e Ramës për të mbuluar keqqeverisjen

Kryesore, Lajme

“Nuk ka zgjedhje të parakohshme në qershor. Do shkarkojmë ministrat”. Kështu është shprehur sot kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke u ‘ngrirë’ buzëqeshjen anëtarëve të kabinetit të tij.

Por kjo deklaratë ngjan më shumë të jetë një lëvizje taktike për të shmangur përgjegjësinë nga vetja. Si gjithmonë Rama kërkon një ‘armik’ tek i cili të shkarkojë të gjithë barrën e keqqeverisjes, korrupsionit, krimit të organizuar dhe mbase dështimit me hapjen e negociatave në qershor, kur në fakt dihet se përgjegjësia kryesore për gjithçka i takon vetëm atij.

Për dështimet e mandatit të tij të parë ai fajësoi LSI-në, ndërsa për keqqeverisjen përgjatë këtij viti të fundit, Rama do bëj me faj ministra e drejtorë të ndryshëm. Vetëm kështu mund të lexohet ajo cfarë u tha sot në mbledhjen e Asamblesë së PS-së.

“Nuk do të ketë zgjedhje në fund të qershorit. Duhet të hapim çdo mëndje për të dëgjuar dhe çdo zemër që është mbyllur. Nëse ne shohim sot sondazhet, ne nuk kemi nevojë të bëjmë asgjë, mjafton të jemi gjallë dhe fitojmë zgjedhjet. Mirëpo ky nuk është qëllimi ynë sepse ne kemi marrë përsipër të ndryshojmë Shqipërinë. Në shtator do të bëjmë analizën se cilët ministra duhet të ndryshojmë. Cilët ministra dhe drejtorë nuk kanë bërë siç duhet detyrën”, tha Rama, duke shtuar gjithashtu se do të ketë edhe largime nga Kryesia e PS-së, si dhe nga kryetarët në rrethe.

E gjithë kjo që deklaroi sot kryeministri, ku përfshihet edhe një ‘votëbesim’ paraprak nga qytetarët për kryebashkiakët e PS-së, në mënyrë që ata të rikonfirmohen si kandidatë për zgjedhjet e ardhshme, ngjan si një lloj ‘vettingu’ në radhët e socialistëve.

Por me dallimin, se ky ‘vetting’, i duhet Ramës vetëm për të nxjerrë veten e vet ‘faqebardhë’ nga keqqeverisja dhe për të ngritur gishtin e fajtorit tek të tjerët. Rama po e përdor këtë ‘spastrim’ jo si shqetësim real i një Kryeministri, por si manovër për të larguar vëmendjen nga korrupsioni, taksat e larta, papunësia dhe dështimi i mundshëm në qershor për hapjen e negociatave.

©LAPSI.al 

13 Comments

  1. regjimi komunist e bente po te njejten gje , spastrim ne rradhet e veta dhe justifikim ndaj popullit per gjerat qe ecin keq. rama kete ka mesuar ne edukate “vetem enveri kishte te drejte”.

  2. Ky KM cdo dite hap fronte te reja por asnje pune se ka cuar ne fund.Fillon nje reforme pa e menduar mire fundin e saj dhe pa e zbatuar ate per te pare rezultatet fillon nje reforme tjeter per po te njejten fushe.Dhe rezultati dihet dy hapa para dhe tre pas.Kjo ndodhi me lojrat e fatit,kjo me luften kunde informalitetit,kjo me hashashin,kjo me administraten publike,me korrupsionin etj,perfundimi dihet nga shqiptaret.

  3. Asgje nuk te shpeton nga deshtimi. Madje as nga Ndeshkimi. Ministrat e paafte qe ve dhe heq nuk ndryshojne asgje sepse ministrat e tu jane jane ca lolo rilindjeje . Nuk jane as eksperte te punes as burra shteti. Jane ca servila te tute qe jane aty per te te kenaqur fasaden e per te vjedhur llokmen e tyre por kaq. Si ti vesh e si ti heqesh ti ata qeverisjet kane vulen e paaftesise tende zotni kryeminister. Energjia qe harxhon cfo dite per te dhene pergjigje harbute e pordhace poshte e lart , energjia qe harxhon me media personale, energjia per sulme personale ndaj kritikeve, energjia e letyre qe harxhon per te mos prishur asnje teke te pronareve te medias, energjia qe shpenzon per te punesuar 300 parazitw ne kryeministri ne funksion te mashtrimit e genjeshtres, energjia qe harxhon me dreka darka lacash te forte, energjia qe harxhon per te kenaqur nje grusht pasanikesh te pangopur qe te kane zene koken me dere, energjia e frikes qe nuk ka te paguar qe harxhon cdo nate se mos Tahiri flet, energjite e intriges e djallezise qe te mbajne ty ne pushtet por kane shkaterruar nje parti te tere, Kjo energji e tere deshtimi nuk te le te mendosh e shohesh kthjellet se per cfare ka nevoje ky vend e si lihen gjurmet e te berit shtet. Ti jeton si ata “ te fortet” tanime qe sa me shume i shtojne zullumet aq me shume i hakerrehen gjith kujt deri diten qe u vihen prangat.

  4. Edo asnje Shqiptar nuk do e harroje kncensionin qe duhet te paguaje per Kastratin. Do paguajne edhe ata qe nuk e perdorin ate rruge. “Fitimi i munguar” ne fund te vitit. Gje qe e do rendoje edhe nje militant dallkauk qe vetem i jep nje rroge ne administraten tende…
    Kur je kaq dhjaks pse ben tangerlliqe neper media, pasi une mendoj qe do te qihen robt me kallom sapo te biesh nga pushteti. Ti sa me shume rri ne pushtet i shton karin vetes e nuk ja heq, mendoje keshtu qe te kuptosh kush je rrealisht. Kryeminster qe nuk ben dot pazar me Tahirin (kokrra bythqirit qe mami e futi ne politike), imagjino nje kryeprokuror qe se kontrollon dot, si ka me ta hallakat sumen pas ca vitesh.
    Dil ne media sot e mos harro te besh garipin

  5. Kjo organizat horrash me masken parti socialiste e beren nje shqiperi,avgane.
    Hajdutri,korrupcion,trafike,tritole,grabitje,kindapime, vrasje serike,blerje votash,rrahje ne parament,sulme kunder shtetit si 21 janari.
    sipas gazetave te evropes vetem 2017 albania trafikoj 36 tona kanabis dhe dhjetra kg kokain.
    qitje taksash anormale.ikje massive emigrimi.
    asnje investore i huaj ne shqiperi,perveq kompanive mafioze te erdogan edi hashashi.
    mos ta zgjas,vetem shqiperia ne kolaps total,ruputyr bllakazh shteti.

  6. Jam dakort plotesisht me Emen. Eshte qesharake sesi ky kryem , ben sikur ministrat qe ai vete i ka zgjedhur po i pengojne punen. Z Rama lerini fjalet dhe demagogjite! Ata jane te korruptuar se je ti i tille deri ne kocke. Ata jane te paafte, se je ti i tille deri ne kocke. Ata nuk perfaqesojne asgje, sepse ti vete kete standart ke.
    Kerkohe te keqe, ne menyren si ti sillesh, si komunikon, sa punon, sa kohe i kushton puneve qe ty te takojne. Fjale gjale dhe vetem fjale. Tepsine e ke vete tani Z kryen, dhe prape asgje.
    Meqe ra fjala cfare u be me ate projektin 1 mld euro?!?! Cfare rruge e re ka nisur?!! Ose e leme te rene, cfare rruge e nisur ka perfunduar?!! Akoma nuk eshte hedhur shtresa e asfaltit ne rrugen vore durres dhe anasjalltas. Rruga e Elbasani , i perket nje legjende me vete tani.
    Jeni i deshtuar, i paafte, dhe i korruptuar . Genjeni per dite, blini media, kundershtar por deri kur!!!! Jeni bande, dhe si te tille do e keni fundin.

  7. Po te kishim ministra e drejtore me integritet, me dinjitet e profesioniste nuk do i sherbenin skemave te tua te korrupsionit, nuk do firmosnin me sy mbyllur duke shkelur cdo ligj, duke u bere kamikaz vetem e vetem qe ne llogarite e tua te derdhen disa dhjetera milion euro. Dhunohet per dite administrata, urdherohet ose te firmos ose te lere punen. Ky eshte realiteti kjo eshte e verteta. E majta ka personalitete me pervoje dhe figure te paster, por ky nuk idhte standarti yt. Standarti yt eshte Tahiri, Ahmetaj, Gjiknuri,Dako, Sejdini, Balla,Agaci, e shime te tjere.

  8. Me teper se alibi e Rames per te fshehur keqqeverisjen, eshte nje tender per ministra e drejtore. Natyrisht tenderi do jete jo publik dhe do fitohet nga ato qe do derdhin me teper valute ne xhepat e Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu