• |
ide | kryesore

Kuvendi Kombëtar i PD, bashkohen edhe kritikët e Bashës

Lajme, Të fundit

Partia Demokratike mbledh sot Kuvendin Kombëtar, ku mbi 7 mijë delegatë të forcës kryesore të opozitës do të votojnë dhe miratojnë statutin e ri të kësaj force politike. Kuvendi Kombëtar mblidhet pasi pak ditë më parë Këshilli Kombëtar i PD miratoi ndryshimet statusore, që pritet të sjellin një tjetër organizim në këtë parti.

Ajo që bie në sy është fakti se pjesë e Kuvendit Kombëtar janë edhe disa nga kritikët e kreut demokrat, Lulzim Basha.

Si delegatë apo të ftuar, pjesëmarrës në Kuvendin Kombëtar janë Besnik Mustafaj, ish-deputet dhe ish-ministër i Jashtëm, Tomor Alizoti, ish-Kreu i Departamentit të të Përndjekurve Politikë në PD, apo Eduart Selami ish-kryetar i PD-së dhe kandidat për këtë post në zgjedhjet e fundit të brendshme në këtë parti.

Madje sikundër mësohet Eduart Selami ka kërkuar të mbajë edhe një fjalim para delegatëve në Kuvendin Kombëtar.

Nuk dihet nëse ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli apo ish-deputeti Astrit Patozi, do të jenë pjesë e punimeve të Kuvendit Kombëtar.

1 Comment

  1. Pamvaresisht se edhe une jam nje antar i thjeshte i partise demokratike qe nuk bej pjese ne asnje organ drejtues te kesaj force politike pa cka se kam qene i asaj shtrese te perndjekurish politike qe dhe ne kete sistem kam qene perseri i privuar te zgjidhesha ne organe drejtuese te partise qofshin dhe keto grup -seksione -te vogla dhe a e dini pse ?-Se postet drejtuese i kishin ozurpuar pjella e sekratareve te-PPSH-se ,kryetareve te kshillave ,bij komunistesh te cilet fil pas permbysjes te sistemit c’do familje komunisti -per shembull prej 5 vetash u konvertuan ne per forcat politike ,pese vete pese parti .Prandaj sot ne vitin 2018 nga kjo po dalin cibane te qelbur prej trupit te saj .Edhe une jam anti Bashe sepse ai aneksoi ata njerez qe me te vertete i perkisnin partise demokratike .Te them te drejten dhe te jem i sinqerte qe kur pashe ne televizor takimin me Ramen dhe u takuan -duke dhene duart njeri tjetrit sikur kishin luajtur -Tenis -dhe jo sikur ne ate kohe ku duheshe bere fushata elektorale ata u ngunjuan ne cader .C’do gje mu pershtjellua dhe vendosa te bojkotoja zgjedhjet .po jo te propogandoja dhe te flisja kunder Bashes apo partise demokratike ,ku s\ic bene disa te tjere ku me veprimet e tyre dhe me votat e tyre suallen ne pushtet fatkeqesine e ketij vendi –edvin-kristaq -ramen-sebashku me monstrat e tij .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu