• |
ide | kryesore

5 hitet e vjetra që u ripërtërinë nga këngëtarët e rinj (Foto/Video)

F1, Paparazzi



Meloditë e këngëve të vjetra janë lënë pas me kohën. Të rrallë janë ato që preferojnë t’I dëgjojnë, disa si kanë dëgjuar kurrë e disa kanë mundur t’I ripërtërijnë. Hitet e vjetra janë jo pak të lehtë për tu harruar, por edhe pse muzika shqiptare po evolon dita ditës, dëshira për ti rikthyer në kohë tingujt e dikurshëm nuk mungon. Kujtojmë disa prej tyre:

  1. “ERA”

Një këngë e cila daton që prej vitit 1984 nga Grupi Gjurmët, e kënduar dhe e kompozuar nga vetë grupi. Një nga hitet që I ka rezistuar kohës. Pas 31-vitesh, në 2015-të MC Kresha solli versionin e ripërpunuar. Duhet ta theksojmë që ky remake pati shumë sukses dhe u prit mirë nga publiku.

  1. “Shi bie në Tiranë”

“Shi bie në Tiranë” u këndua për herë të parë nga Fitnete Tuda dhe Vlera Kastrati në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, në vitin 1998. Një version tjetër i kësaj kënge erdhi në vitin 2017 nga këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, pak muaj pasi ata kishin bërë të ditur edhe lidhjen e tyre.

  1. “Simpatia”

Kënga “Simpatia” e këngëtarëve Edona Llalloshi dhe Memli Krasniqi kishte ardhur si një hit i bukur për adoleshentët e vitit 1998. Një tekst dashurie me një këngë të bukur melodioze bëri që kjo këngë të bëhet “Simpatia” e të gjithë të rinjëve.

19-të vite më vonë kjo këngë do të bëhej sërish hit, nga Lumi B dhe Dhurata Dora.

  1. “E dehun”

Kënga “E dehun” shquhet si njëra ndër këngët më të mira në karrierën e bilbilit të këngës shqipe – Nexhmije Pagarusha. Kjo këngë daton në vitin 1974 dhe është bërë valsi i shumë të dashuruarve, ndërsa edhe sot është e pëlqyeshme për tekstin dhe zhanrin muzikor.

Në vitin 2014-të “e dehun” erdhi në një version remake nga Era Istrefi. Edhe pse në një version ndryshe kënga arriti sërish të pëlqehet.

  1. “Hatixhe”

Hatixhja shamikuqe u këndua për herë të parë në vitin 1971 nga Hamide Sadiku. Një këngë që “pushtoi” dasmat e viteve 70-80.

Pas 46-vitesh Hatixhja e ripërtëritur nga Capital T “theu” të gjithë klabet shqiptare, duke u bërë kënga më e dëgjuar gjatë verës që lamë pas. Mbit ë gjitha kaloj dhe kufinjtë duke u pëlqyer nga tregu ndërkombëtarë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *