• |
ide | kryesore

Vesa Luma i bashkohet “Eliettes Music Academy” në Zelandën e Re

Paparazzi, Slider



Pak muaj më parë, Vesa Luma u zhvendos në brigjet e largëta të Zelandës së Re, ku iu bashkua bashkëshortit të saj, Big Basta, i cili ishte shpërngulur më parë.

E pamë herë pas here në studio muzikore, por akoma nuk kishim një informacion më të saktë se çfarë po përgatiste dyshja e njohur.

Vesa Luma sapo është zyrtarizuar ditën e sotme si antarja më e re e Akademisë Muzikore të njohur ndërkombëtarisht, “Eliettes Music Academy”, e cila është me qendër në SHBA dhe me filiale në vende të tjera.

Në site-n e akademisë jepet një përshkrim i detajuar i karrierës së Vesës, ku ndër të tjera thuhet: “Vesa ka publikuar 2 albume, 19 videoklipe, ka fituar më shumë se 20 çmime dhe ka performuar në mbi 200 koncerte në botë”

“Përveç karrierës muzikore, Vesa ka edhe një karrierë në telvizion si moderator dhe producente e një Tv Show të sajin në Kosovë”, – shkruan Akademia.

Luma do të trajnojë këngëtarët e rinj në zhanerin muzikor të këndimit dhe korit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *