• |
ide | kryesore

Ronela ironizon RTSH-në,reagon Kozeta Kurti: Mëso të flasësh pastaj pretendo Festivalin Europian

F1, Paparazzi



Ronela e ftuar ne Thub u shpreh se në Televizionin Shqiptar janë akoma në punë persona që i ka punësuar i ati i saj i ndjerë, Marash Hajati.

Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i gazetares së njohur, e cila ishte edhe PR i Festivalit të kaluar të RTSH, Kozeta Kurti.Në një status në Facebook, Kozeta i është drejtuar Ronelës duke e kritikuar për termat e përdorur për largimin nga jeta të të atit dhe se duhet të mësojë të flasë në television e të reflektojë në mënyrë që të depërtojë në Evropë.

“Dëgjoja Ronela Hajatin të thoshte në ‘Thumb’: ‘Në RTSH ka shumë njerëz që janë atyqë kur babai im i ka vënë në punë. Tani babai im ka vdekur dhe duhet të kishin ikur edhe ata’”, – shkruan Kozeta.

“Së pari, mos thuaj për babain ‘vdiq’. Bëj në muzikë një të miliontën e tij në televizion. Se ai prandaj nuk ‘vdiq’ por u nda nga jeta’ dhe të gjithë kanë respekt për të, por historia as nuk nis, as nuk mbaron me të ndjerin babanë tënd. Këtë vit është në Eurovizion këngëtari më i mirë që ka prodhuar ndonjëherë ky vend e babai yt do ta kishte duartrokitur i pari atje, nga rreshti i drejtorëve dhe do të kish qenë krenar për ‘të lashtët’ apo ‘të njomët’ që e votuan e duartrokitën këngën ‘Mall’”, – vazhdon Kurti.

“Së dyti, Ronel’, bën shumë mirë që e aspiron Festivalin Europian, se të paktën ëndrrat pa lekë i kemi, por mere në konsideratë një këshillë: Prit Ronel’! Mëso të flasësh në television, mëso të mos e quash punën tënde ‘gjëja’, mëso të kesh etikë, mëso të kuptosh kur gabon dhe reflekto, pastaj aty është edhe Europa. Së fundmi, Ronel’! Eja në festival! Sot xhiruam spotin që njofton autorët e interpretuesit të sjellin materialet e tyre për edicionin e 57-të! Ku i dihet… ndonjë nga të lashtët që janë në punë që prejkohës së babait tënd, mund të negociojë e të të shpallin fituese dhe kështu… ëndrra jote për Europën vjen ende më afër! Vetëm se… ‘A do të jenë më ata të lashtët që duhet të ishin larguar që pas ikjes së babait tënd apo në një rast si ky, janë ata që më në fund u treguan zotërinj e bënë zgjedhjen më të mirë?”, – ka shkuar drejt fundit Kozeta.

 



2 Comments

  1. Qe te dyja moj -Kozeta–me gjte Ronelen dhi shyta ini dhe kini per te mbetur nje qe nuk na diterka te flase dhe njra qe i jep leksione si te flase.

  2. Qe te dyja moj -Kozeta–me gjthe Ronelen dhi shyta ini dhe kini per te mbetur nje qe nuk na diterka te flase dhe njra qe i jep leksione si te flase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *