• |
ide | kryesore

Hetimet për Saimir Tahirin/ Krimet e Rënda kthehen edhe njëherë tek Orest Sota

Lajme, Të fundit



Orest Sota është marrë në pyetje këtë të hënë nga Prokuroria për Krimet e Rënda. 25 vjeçari në muajin Nëntor u kap në Elbasan në makinën ku udhëtonte me 863 mijë Euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministri të Brendshëm Saimir Tahiri. I riu është në hetim nga Krimet e Rënda në një dosje të përbashkët me ish-ministrit dhe grupin e Habilajve. Ai u arrestua në Nëntor të vitit të kaluar në Elbasan dhe u lirua nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në 4 Janar të këtij viti.

Javën e kaluar krimet e rënda pyeten edhe persona të tjerë në lidhje me hetimet për ish-ministrin Tahiri. Përpara se ai të linte mandatin e deputetit, në prokurori u thirr ish-truproja e tij Elvis Rexha. Po ashtu, u morën në pyetje edhe disa banorë të fshatit Gjorm të Vlorës, mes të cilëve edhe të afërm të Nazer Seitit, 41 vjeçarit që konsiderohet nga prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Habilajve.

Burime nga Prokuroria thanë se tani që ish-ministri është pa imunitet, mund të kërkojnë masë ndaj tij në gjykatë vetëm nëse do të kenë prova të reja. /TvKlan



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *