• |
ide | kryesore

Ish-kryeministri tregon se kush e grabiti sot Prokurorinë e Durrësit

Lajme, Të fundit



Sipas Sali Berishës, ishin kriminelët pranë qeverisë Rama ata që grabitën paraditen e sotme postën sekrete të Prokurorisë së Durrësit.

“Bashkepunim i shkelqyer midis bandave te partise, narkopolicise dhe narkoprokurorise me ne krye Noriegen”, shkruan ndër të tjera Berisha, ndërsa bën edhe një krahasim.

Postimi i plotë: 

Operacioni “forca e krimit” godet serish! Kriminelet e narkoqeverise vodhen sot posten e prokurorise ne Durres. Bashkepunim i shkelqyer midis bandave te partise, narkopolicise dhe narkoprokurorise me ne krye Noriegen.

Ata ndoqen shembullin e narkopoliceve qe vodhen 13 dokumenta top sekret ne kasaforten me sekrete te narkoministrise per te pershendetur ardhjen e Xhafes ne krye te saj. Narkohajnat javen e ardhshme ngrihen ne detyre! sb

Për grabitjen e sotme reagoi edhe Policia e Shtetit me një njoftim zyrtar për mediat: 

“Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar , të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta. Nga ana jonë po punohet intensivisht dhe po kryhen  të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave  të ngjarjes”. thuhet ne njoftimin e policisë.



1 Comment

  1. Ky shtet ka marre fund ,dreitesia ka pjerdhur ,ky popull ka rjedhur te vidhen dekumentat e prokurorise do te thote qe ketu mbizoteron krimi dominojne kriminelet dhe te gjitha keto me perkrahjen e super mafiozeve qe jane ne pusht–et.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *