Shkarkimin e papritur të kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, Lulzim Basha e lexon si të urdhëruar nga Edi Rama.
Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marka, për Bashën, është një kamikaze që i shërben Ramës dhe krimit të organizuar.
Sipas kreut të PD-së, kjo lëvizje e Ramës vjen në një kohë kur vendet fqinje kishin sjellë dosje për Saimir Tahirin. Besim Hajdarmataj u shkarkua, pasi Rama do të mbrojë Tahirin me çdo kusht.
“Ishte bërë marrëveshje me Ramën. Edi Rama do i siguronte Tahirit paprekshmërinë nga drejtësia. Rama shpalli urdhrin ndaj Prokurorisë kur tha se nuk ka prova për të dënuar Saimir Tahiriin. Hajdaramtaj u zëvendësua nga një kamikaze e Ramës. Shkarkimi vjen pak ditë pas mbërritjes së materialeve nga Greqia për dosjen Tahiri. Ky shkarkim vjen ditën kur PD denoncoi mbështetjen që Xhafaj i jep vëllait të tij të dënuar për drogë” – u shpreh Basha nga selia blu në një konferencë për mediat, ndërsa shtoi se Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk ka kompetenca të emërojë dhe shkarkojë prokurorë.
“Një gjë është e sigurt. Edi Rama po bën gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, nuk ka të drejtë të emërojë dhe të shkarkojë prokurorë në institucione të tjera.
Ky është një vendim i paligjshme dhe prokuroja e Edi Ramën, do të mbajë përgjegjësi personale.” – u shpreh Lulzim Basha. LAPSI.AL
Fjale, miku im, tha, marreveshja e Mesnates se Qepallimit eshte: ti lulo- e dashur a ime zhuljete, pirdh sa te haje fyti: digjni e thyeni !!!,
me goje, ti kollovar une kollovar, kalojme diten, uhuhuh,
A ka gjo
mbas kesaj bubullime,
o
lul yll ne ngjitje?!
Fjale, miku im, tha, marreveshja e Mesnates se Qepallimit eshte: ti lulo- e dashura ime zhuljete,
pirdh sa te haje fyti: digjni e thyeni !!!,
me goje,
ti kollovar une kollovar, kalojme diten,
Uhuhuh,
A ka gjo
mbas kesaj bubullime,
o
lul yll ne ngjitje?!