• |
ide | kryesore

Vendet perëndimore, Rusia dhe Kina vendosin t´i qëndrojnë marrëveshjes së Iranit

Planet



Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca do ti qëndrojnë marrëveshjes bërthamore me Iranin, pavarësisht se SHBA u tërhoq ditën e djeshme me vendim të presidentit Donald Trump.

BBC raporton se tre superfuqitë do të punojnë me të gjitha palët e mbetura për ta mbajtur në fuqi këtë marrëveshje.

Edhe Rusia dhe Kina, nënshkruese të marrëveshjes së vitit 2015 kanë deklaruar mbështetjen e tyre.

Irani njoftoi se po punon për të shpëtuar marrëveshjen, pa përfshirjen e SHBA.

“Kam urdhëruar Ministrinë e Jashtme të negociojë me vendet europiane, Kinën dhe Rusinë, javët e ardhshme.”, u shpreh Presidenti iranian, Hassan Rouhani.

Marrëveshja e vitit 2015 e përmbyllur nga Barack Obama bëri të mundur frenimin e aktiviteve bërthamore të Iranit, në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike nga SHBA, BE dhe OKB.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Trump shokon aleatët perëndimorë, tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *