• |
ide | kryesore

Sporti, fushëbetejë e re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Lajme, Të fundit



Sportistët e Kosovës në dy raste brenda këtij viti, nuk kanë arritur të marrin pjesë në gara me karakter ndërkombëtar, të cilat janë organizuar në Serbi, nën patronazhin e federatave përkatëse evropiane.

Ndeshja kualifikuese në kategorinë e femrave në grupmoshën nën 20-vjeç, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ishte paraparë të mbahej më 23 mars në Beograd, e vlefshme për Kampionatin Botëror të Hendbollit që do të mbahet në Hungari, nuk është zhvilluar pasi që atë e kanë penguar autoritetet e Serbisë.

Së fundmi, përfaqësueses së Kosovës në Karate, dy herë radhazi i është ndaluar hyrja në Serbi nga autoritetet e këtij shteti, për të udhëtuar drejt Novi Sadit, ku do të mbahet Kampionati Evropian i Karatesë, prej 10 deri më 13 maj./zeri



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *