• |
ide | kryesore

Dua Lipa: Frymëzimi im vjen nga Spice Girls

Paparazzi, Slider



Dua Lipa është kthyer në një ikonë të muzikës dhe është në përfundim e sipër të albumit të dytë.
Këngëtarja pohon se shembull ka koleget e suksesshme dhe shumë artiste të tjera femra si Cardi B, Destiny Child dhe Pussycat Dolls, të cilat përçojnë mesazhin e fuqizimit të femrës sikurse “Spice Girls” në vitet ’90-ta të shekullit të kaluar.Duke folur për gazetën Daily Star, bukuroshja 22-vjeçare pohoi: ”Ka qenë vërtet emocionuese ndërsa procesi ka qenë shumë më i lehtë sesa në albumin e parë, sepse është më e vetëdijshme se çfarë dëshiron nga ky album”.
“Kur isha duke u rritur, unë i pëlqeja shumë Spice Girls. I doja Pussycat Dolls. Unë mendoj se Haim janë të mahnitshëm. Oh, Zot edhe Destiny Child”.
Ajo më tutje ka pohuar se për punën rreth këngëve të reja, frymëzohet nga përvoja jetësore dhe personale.
“Frymëzimi im vjen kryesisht nga përvoja ime personale. Unë përpiqem të shkruaj për gjërat që i di”, tha Lipa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *