• |
ide | kryesore

Fansat e Beyonce “sulmojnë” Kim Kardashian

Paparazzi, Slider



Pas mbrëmjes së ‘MetGala’ u zhvillua një festë dhe Kim e ndryshoi fustanin duke u shfaqur me një në ngjyrë të zezë material lëkure. Por fansat e Beyonce e kanë akuzuar se Kim ka kopjuar veshjen e këngëtares, kur ajo ka pozuar në një kopertinë reviste rreth 7 vite më parë. Në fakt fustanet janë kopje identike të njëri-tjetrit dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak fansave të Beyonce.

“Le të tregohemi të sinqertë Beyonce do ta vriste atë. Është veshur njëlloj si shumë vite më parë.”, – ka shkruar dikush në rrjete sociale. Më pas një fans i Beyonce ka komentuar se në fakt fustani ngjan shumë herë më i bukur tek Beyonce si më klasik, sepse Kim e ka shkurtuar shumë fustanin. Në fakt kjo nuk është hera e parë që dy vajzat e njohur bëjnë ‘xing’ me të njëjtën veshje apo aksesor. Pak kohë më parë ato janë shfaqur të dyja në evente të ndryshme me të njëjtën çantë në duar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *