• |
ide | kryesore

Tahiri të martën para gjykatës, çfarë pritet të ndodhë

Lajme, Të fundit



Samir Tahiri pritet të dalë të martën para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihet me masën e sigurisë. Një ditë më parë, gjykata vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie për Tahirin, ndërsa të martën pritet të ketë një seancë për verifikimin e saj.

Burime nga Gjykata e Krimeve të Rënda bëjnë të ditur se në të njëjtën seancë, Tahiri do të përballet me disa nga provat e prokurorisë si dhe do të ketë një seancë pyetjesh.

Avokatët e Tahirit kanë deklaruar se do të apelojnë vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, të parët për të kërkuar heqjen e masës së sigurisë dhe të dytët për të kërkuar arrestin me burg.



1 Comment

  1. He ça pritet ? Nje verre ne uje pritet . Ketu duhen prere shume por shuuuuuume koka qe ne kete vend te dali pak diell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *