• |
ide | kryesore

Shpërthen Tahiri: Meqë qenkam kaq i rrezikshëm, fusni grupet kriminale në burg dhe mi faturoni mua

Lajme, Të fundit

Seanca e sotme për marrjen e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm Tahirit është shoqëruar me replika, pyetje dhe ironi. Për të ka mbetur në fuqi masa e sigurisë arrest shtëpie.

Ndërkohë në fjalën e tij, Saimir Tahiri ironizoi masën e dhënë. “Ju keni thënë për mua arrest shtëpiak po për mua është njësoj si arrest shtëpiak e si arrest me burg”, -tha ish ministri i Brendshëm.


Nga ana tjetër prokuroria kërkon masën arrest me burg, ndërsa këmbëngul se Tahiri është takuar Artan Habilajn, por ish-ministri e mohon. Sipas prokurorisë, ish-ministri duhet të qëndrojë në burg, pasi mund të ndikojë te dëshmitarët sikur ndodhi me Liperin.

Në një moment të tillë ish-ministri është ngritur në këmbë duke ironizuar “Meqë qenkam kaq i rrezikshëm, fusni të gjitha grupet kriminale në burg dhe faturojani Saimir Tahirit. Më vendosi në arrest në burg, pasi masa që kemi vendosur është e papërshtatshme me akuzat’”.

1 Comment

  1. pse nuk shkove ne burg diten qe kerkoi prokuroria o krymb qenefi i negjmije,por te shpetoi gramoz ruqi e xhafa se bashku me deputetet krymba te tyre si jan ramma,balla,e ter grupi ps.pasi i hoqe deshmitaret,pasi i zhduke parat,pasi i zhduket provat.juve ju drejton agron xhafa,balili,frrok,dosh,ndok,etj.si mund te mbillen miljona ton drog e ti ishte minister i mbrendshem ,si shkuan ne itali 100 ton drog ,po kaq ne greqi,avionet mushkonj,laboratoret e droges.jepu mut qelbesirave qe keni ble se perderisa enveri u shiste barin per spageti rama ju shet mutin per mjalt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu