• |
ide | kryesore

Masakra në Gaza, dhjetëra të plagosur ende në gjendje kome

Planet



Gjatë protestave në kufirin e Gazës, të mbajtura të hënën, 62 palestinezë humbën jetën dhe më shumë se 3.000 të tjerë u plagosën.

Mes të plagosurve, 54 persona janë në gjendje kome.

Kryetari i Komisionit për monitorimin e krimeve të pushtimit të Palestinës, Imad el-Baz sot në Gaza deklaroi se 1.359 persona janë plagosur me armë zjarri. Midis tyre janë 79 gra dhe 255 fëmijë. Baz theksoi se ushtarët izraelitë morën në shënjestër 20 gazetarë dhe 19 punëtorë shëndetësorë gjatë protestës.

Mijëra palestinezë u mblodhën të hënën në kufirin e Gazës për të protestuar kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

Protesta globale dhe zemërim ndaj masakrës së djeshme ndaj palestinezëve në Gaza  

Tmerri në Gaza/ Si u përshkallëzua konflikti që shkaktoi dhjetëra të vrarë 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *