• |
ide | kryesore

Dosja e gjykatësit Shkëlqim Miri kalon për gjykim te Krimet e Rënda, akuzohet për korrupsion

Lajme, Të fundit



Gjykata për Krimet e Rënda kalon për gjykim dosjen penale në ngarkim të Shkëlqim Mirit, gjyqtarit të Apelit Tiranë. Në seancën paraprake avokati i Mirit ka kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë për të cilën shprehet gjykata që do shqyrtojë dosjen në themel.

Gjyqtari Shkëlqim Miri i akuzuar për korrupsion në shkurt të këtij viti kërkoi lirinë në Gjykatën e Apelin, por kërkesa e tij u refuzua. Miri ankimoi vendimin e mëparshëm në Apel, duke kërkuar lirin për arsye shëndetësore.

Gjyqtari i Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, u arrestua më 10 nëntor nën akuzat për korrupsion. Ndaj tij rëndon akuza se ka marrë ryshfet 30 mijë euro në këmbim të një vendimi më të favorshëm ndaj Gentian Dodës i akuzuar për vrasje në vitin 1997.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *